AKTUALE

Bekteshi: Vjedhje masive e rrymës në qendër të Shkupit, nga kafeteri dhe hotele

Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi ka reaguar në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike në qendër të Shkupit nga kafiteri dhe hotele.

Bekteshi në rrjetin social Facebook shkruan se në qendër të Shkupit, kafiteri dhe objekte hotelierike masovikisht vjedhin energjinë elektrike dhe për këtë nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse.

Tutje, Bekteshi institucioneve përgjegjëse ua rikujton reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin, duke shtuar se në ato vendbanime pagesa e rrymës është mbi 95%.
“SKANDAL në qendër të Shkupit!

Kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht VJEDHIN rrymë.
A ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin???

Pagesa e rrymës është mbi 95% në ato vendbanime.

Asnjë regim, asnjë përgjegjësi për vjedhjen masive të rrymës nga objekte gastronomike dhe hotelerike ne qendër të Shkupit, të cilët bëjne dëm milionësh e që e paguajnë amvisritë.

Apo reagime ka vetëm atëherë kur me direktiva të qendrave të ndryshme duhet dikë të paraqesin si të “prapambetur”, të padëgjushësh etj”, ka shkruar Kreshnik Bekteshi.

Kujtojmë se për vjedhjen e rrymës në menyrë masive ka raportuar emisioni KOD i cili është transmetuar më 22 shtator 2024. Në emisionin 30 minuta tregohet qartë për keqpërdorimet që bëjnë objektet gastronomike dhe hotelierike e që shkaktojnë dëme milionëshe e që kostoja faturohet te amvisritë.

Emisioni i plotë: https://youtu.be/qf_4RPZCASk?si=KdckvxxWWg542nzE

Related posts

Rexhepi-Zejd në Tetovë: Opozita shqiptare nuk e mban fjalën! Keqpërdorën Kurtin dhe shqiptarët për interesa të Mickoskit

Gjyla Halili

Mbi 150 të rinjë ju përgjigjën iniciativës së Bashkësisë Lokale të fshatit Sellcë

admin

VLEN sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Sportit

Gjyla Halili