AKTUALE

Mexhiti: Joseph DioGuardi ka qenë zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare

Banner

Zëvendëskryeministri i Parë dhe njëherit lider i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, gjatë qëndrimit në SHBA, ka takuar ish-kongresmenin, Joseph DioGuardi. Mexhiti ka theksuar se DioGuardi ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare.
Sot pata nderin të marr pjesë në një pritje të përzemërt dhe vëllazërore, organizuar nga miku im dhe ish-kongresmeni shqiptar, Joseph DioGuardi, në Staten Island. Ky ishte një moment i veçantë, ku u ndjeva i rrethuar nga dashuria dhe përkrahja e fortë e komunitetit shqiptar në Amerikë”, tha mexhiti, duke shtuar se DioGuari ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare.

“Joseph DioGuardi ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare, dhe sot pata mundësinë ta falënderoj personalisht për të gjitha përpjekjet e tij ndër vite. Ai ka ndihmuar për të ngritur zërin e shqiptarëve në Amerikë, ka informuar opinionin publik amerikan për gjendjen politike dhe të drejtat e shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Që nga mbështetja për Universitetin e Tetovës, deri te kontributi për vendosjen e përmendores së Skënderbeut në Shkup, ai ka qenë gjithmonë në ballë të kauzës sonë kombëtare”, deklaroi Mexhiti duke shtuar se DioGuardit i ka bërë ftesë që ta vizitoj Shkupin.

“E ftova me kënaqësi që, së bashku me bashkëshorten e tij, të na vizitojnë në Shkup, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha përpjekjet dhe mbështetjen e tyre të palodhur për shqiptarët. Në një gjest simbolik dhe si urim për pozitën time të re, ai më dhuroi një libër ekskluziv mbi Skënderbeun, i shtypur në vetëm 40 kopje – një dhuratë e veçantë që më kujton përgjegjësitë tona si udhëheqës që e kemi, për çështjen kombëtare. Kjo pritje kaq e ngrohtë më bëri të ndihem krenar për kombin tim, dhe për mbështetjen e çmuar që na vjen nga vëllezërit tanë, kudo nëpër botë”, tha Mexhiti

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi në lagjen 146 bashkëbisedim me banorët për të ofruar zgjidhje konkrete për disa nga problemet

Gjyla Halili

ISMET SYLEJMANI: SULMET NDAJ ARTAN GRUBIT JANË SULME NDAJ KRAHUT TË DJATHTË TË ALI AHMETIT

admin

Ali Ahmeti thirrje VLEN-it që ta braktisë Qeverinë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale

Gjyla Halili