KOSOVË

Lladrovci falënderon pjesëmarrësit e shumtë në shënimin e përvjetorit të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Në prani të bashkëluftëtarëve, bashkëveprimtarëve, familjarëve të dëshmorëve e qytetarëve të shumtë, sot është shënuar përvjetori i rënies në altarin e lirisë të Fehmi e Xhevë Lladrovcit me bashkëluftëtarë, me ç’rast, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar pjesëmarrësit në homazhe dhe vendosjen e buqetave me lule.

“Me shumë bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë atdhedashës, sot, përkujtuam gjigantët e UÇK-së, heronjtë e kombit, Fehmi dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci me bashkëluftëtaren Fatime Hetemin dhe dëshmorët Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka, të rënë më 22 Shtator 1998”, ka shkruar Lladrovci.

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në homazhe dhe nderimin që iu bë sot heronjve dhe dëshmorëve në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë, ka deklaruar Lladrovci dhe ka shtuar se “Lufta çlirimtare pati porosi të gjithëkohëshme, njëra nga to është përgjigja e Fehës në pyetjen se “a do të vdiste për Kosovën”, ai, me një buzëqeshje të papërsëritshme, do të përgjigjej: “Gjithqysh edhe me dëshirën më të madhe, ai do të ishte fati im më i madh i jetës. Liria është më e shtrenjtë se jeta”.

“Kjo ishte formula e lirisë për shumë eprorë dhe ushtarë të UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës”, shkruar në fund Lladrovci.

https://www.facebook.com/share/VbZQui9Ms4zpaGyo/?mibextid=WC7FNe

Related posts

Seanca në Gjykatën Speciale vazhdon e mbyllur

admin

Më 14 shtator Lajçak pati një pozicionim të qartë kundër Kosovës! Kjo logjikë ka vdekur

admin

Vota për pranimin e Kosovës në KiE nuk ishte kundër Serbisë

admin