AKTUALE

VLEN: Klikës së BDI-së nga frika ka filluar edhe t’i përshfaqen gjëra!

Banner

Lidhur me zbulimin epokal të sotëm të klikës së dëshpëruar të BDI-së se gjoja VMRO-DPMNE-ja po u shkruan kumtesat e koalicionit VLEN, deklarojmë si më poshtë: Duket se BDI-së i është ngatërruar lëmshi. Kjo nuk është periudha 2006-2017 kur BDI luante rolin e vasalit ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit.

Është dëshpërim i thellë kur një parti që ka qenë 22 vite në pushtet bie në nivelin e përdorimit të një argumenti të tillë për sulme politike. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë që megafonët e tyre të shpërndajnë marrëzira. Për këtë arsye, duke marrë parasysh që komunikojmë edhe me media në gjuhën maqedonase, është e natyrshme që Qendra e Komunikimit e VLEN-it të angazhojë lektorë për rregullimin e teksteve tona. Nëse, në aspektin gjuhësor, një tekst korrektohet, mund të ketë nevojë që kjo të ndodhë në të dy versionet.

Nëse “dëshmia kryesore” e kësaj klike të kriminalizuar të BDI-së është fjalia “përktheje në shqip” në fund të versionit maqedonas të kumtesës së sotme, atëherë mund t’i quajmë lirshëm – nga një parti politike, në cirk politik.
Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të zgjohet dhe të kuptojë se në opozitë nuk e kanë çuar partitë maqedonase, por shumica e popullit shqiptar, i cili në zgjedhje i tha: mjaft më me gënjeshtra, manipulime dhe pasurim të paturpshëm familjar!

Banner

Related posts

REISUL ULEMA TAKOI MINISTRIN PËR ÇËSHTJE FETARE DR. ABDULATIF BIN ABDULAZIZ AL SHEJH

admin

Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër shefit të Njësitit për krime ekonomike dhe kompjuterike pranë SBP Shkup

Gjyla Halili

Despotovski për ndryshimet kushtetuese: Të mundohemi që bashkërisht ta forcojmë përshtypjen tek investitorët se jemi vend stabil dhe i sigurt

admin