AKTUALE

EDHE NJË HAFIZ NGA MEKTEBI I XHAMISË SË PASHËS

REFIK ISEINI
mori titullin hafiz i Kuranit Fisnik

Sot, më 20.09.2024, me ftesë të myftiut të Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli, myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpunëtorë mori pjesë në ceremoninë e duasë së hifzit të hafizit të ri Refik Iseini.

Ky manifestim u zhvillua nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, në prezencë të shumë besimtarëve, Muftiut të Kërçovës, Mr. Qamil ef. Rushiti, Muftiut të Manastirit, H. Amit ef. Rasimi, Muftiut të Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, sekretarit të përgjithshëm i BFI- H. Irsal ef. Jakupi, Drejtorët e Rijasetit, Mr. Fejzulla Sadiki, Mr. Musanif Rufati, Mafiz Rustemi, hafizëlerëve dhe shumë hoxhallarëve e xhematlinjëve, në xhaminë e vjetër në fshatin Çegran.
Hafizi i ri Refik Safet Iseini është i lindur më 09.11.2000, në Gostivar, hifzin e ka filluar më 11.07.2021 te muhafidhi Hfz. Zulqufli ef. Asllani dhe e përfundoi më 10.03.2024 në mektebin e Xhamisë së Pashës në Tetovë.

Zoti e shpërbleftë muhafidhin Hfz. Zulqufli ef. Asllani.

Hafizin e ri Zoti e ndihmoftë në studimet islame të mëtejme.

Banner

Related posts

Oda Amerikane: Të hiqen masat që kufizojnë importet nga Serbia

admin

Qarkullimi në rrugët shtetërore në RMV po zhvillohet normalisht

Gjyla Halili

HAXHXHI  DHE HAXHILERËT NJË MESAZH BOTËS NË RUAJTJEN E PAQES

admin