AKTUALE

Abdulselam Selami: Heqja e Balancerit, në përkthim do të thotë prishje e harmonisë multietnike në institucionet publike!

Si jurist dhe si ish funksionar, si në vendin e drejtorit, ashtu edhe të zëvendësdrejtorit, me përvojën time institucionale, ndjej obligim të sqaroj disa elemente shumë të rënëdësishme që ka të bëjë me heqjen e Balancerit, që jo vetëm se do të ndalojë punësimin e shqiptarëve dhe etniteteve tjera që janë pakic në këtë vend, por edhe do të demotivojë shumë punëtorë në institucionet publike, për shkak të mosavancimeve në nivel horizontal.
Pra, po flasim për mbi 25 mijë shqiptarë dhe etnitete tjera të punësuar në institucionet publike.
Vet fakti që të gjitha partitë politike maqedonase janë bërë bashkë kundër Balancuesit, e bën të dyshojm se kjo punë ka prapavij edhe pse nuk dua të ishte ashtu por rethanat aty na hudhin.
Gjithashtu, pa balancues do të nxis pakënaqësi dhe ndjenjën e diskriminimit edhe te bashkëqytetarët të etnikumeve tjera, ku do të filloj ndarja e Institucioneve aty ku udhëheqësi i institucionit do të jetë i një etniteti dhe do të tentojë të punësojë dhe avancojë sa më shumë të atij etnitetit që i takon udhëheqësi,me një fjalë “ku dhemb dhëmbi aty shkon gjuha”ndjenjë të cilën nuk do të duheshte ta kishim dëshiruar si qytetarë të këtij vendi, ku tash më shumë se 20 vite po ndërtojmë një shtet stabil multietnik, ku kemi tejkaluar shumë sfida bashkë e që synojmë të jemi bashkë me vendet më të zhvilluara në familjen e madhe të Bashkimit Europian!
Përvoja e hidhur para sjelljes së Marrëveshjes së Ohrit është storje në vete, që besoj se nuk do të kishim dashur të kthehemi në atë kohë, andaj Marrëveshja e Ohrit dhe Balanceri si pjesë e kësaj marrëveshjeje, është dokumenti që sjell paqen, stabilitetin e vendit dhe harmoni ndërmjet bashkësive etnike që jetojnë në vendin tonë multietnik!

Related posts

VETERANËT E SHQIPËRISË LETËR PËR KOSOVËN FEDERATËS INTERNACIONALE TË REZISTENCËS

admin

Murtezani takon koordinatoren e përhershme të OKB-së, Kolumbia

Gjyla Halili

Ahmeti: Gjithkund goditet BDI – se kanë me BDI-në por me shqiptarët!

Gjyla Halili