OPINIONE

HARTA  GJENETIKE E MUAJIT TË MEVLUDIT

Banner

Taxhudin Hamidi- Tetovë

Muaji i Mevludit i cili ka ndodhur ne muajin Rebiul Evel padyshim është muaji i cili ruan dhe forcon identitetin tonë musliman.

Ai ruan kohën e cila sjellë optimizëm dhe nuk shmangë ndjenjën e sigurisë.

Muaji i mevludit na solli historine e vërtetë të njerzimit.

Muaji i Mevludit na solli leximin e Kuranit dhe nga ai deduktoi Hadithin duke e shtrirë në infrastrukturën antropologjike
me Sunetin e Muhamedit ( alejhiselam).

Suneti ballafaqohet me botën e dukshme pra me të gjitha situatat që ballafaqohet me njerëzit.

Muaji i Mevludit pra aktualizon veprat e njeriut duke i stimuluar me Sunetin e Resullullahit.

Mevludi tregon se qëllimi kryesorë është relacioni autentik i njetiut me Allahut.

Muaji i Mevludit tenton të ruaj bedimtarin përmes Sunetit të Muhamedit ( alejhiselam).

Muaji i Mevludit na nxjerë nga dyshimi dhe nga raporti sekret individual.

Paraqitja e Muhamedit me Sunetin e tij mbi sipërfaqen e tokës e çlironë Kuranin nga vdekja e leximit drejtë ndërtimit të kuptimit semantik të Kuranit Fisnik.

Kjo datë e Rebiul Evelit lëviz njerëzit në drejtim të nivelit të zbatimit të urdhërave të Allahut të Madhërishëm.

Muaji Rebiul Evel nuk është vetëm lindja e Pejgamberit.

Në këtë muaj sipas mendimit më të sakt më 2 Rebiul Evel ka ndodhë dalja nga Meka.

Pra muaji i cili Allahu lejoi Muhamedin të largohet nga shtëpia në Meke.

Në këtë muaj Pejgamberi dhe shoku i tij i fëmijrisë Ebu Bekri u gjetën në shpellën Theure.

Në këtë muaj Muhamedi vazhdoi rrugën për në Medine.

Gjithashtu në muajin Rebiul Evel është themeluar xhamia e parë në Kuba.

Në këtë muaj u themelua shteti i parë islam.

Në muajin Rebiul Evel u caktua parcela e Muhamedit për projektimin e shtëpisë në Medine.

Gjithashtu kjo datë njihet edhe me projektimin e xhamisë së Muhamedit ( alejhiselam ) në Medinen e Ndritur.

Por ajo që na gëzon më së shumti në këtë muaj të Rebiul Evelit është triumfi i Muhamedit nga kurthet e mushrikëve.

Në këtë muaj dështoi plani i fiseve mushrike në Mekë për vrasdjen e Muhamedit (alejhiselam).

Pra Muaji i Mevludit apo muaji Rebiul Evel është grumbullimi i të gjitha elementeve që dëshmuan pë themelimin e shtetit islam në Medine.

(xhxhxh!)

Banner

Related posts

CA ÇASTE PARA FILLIMIT TË RAMAZANIT

Gjyla Halili

MË 12 MAJ 2024, MBUSHEN 16 VJET KUR DESHËN TA VRISNIN ALI AHMETIN

Gjyla Halili

SHQIPTARËT NË MAQEDONINË E VERIUT ZOT TË FATEVE TË KOMBIT

admin