AKTUALE

Rina Ajdari: Iniciativë e domosdoshme për krijimin e grupit ndërpartiak në Kuvend për çuarjen përpara të Procesit të Berlinit

📢 Instituti për Demokraci (IDSCS), sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti takim me deputetë ku u diskutua për iniciativën për themelimin e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për monitorimin e zbatimit të obligimeve nga Procesi i Berlinit dhe agjenda e reformës nga Plani i Rritjes.

“Mbështetje për progresin e vendit tonë në procesin e Berlinit, deputetët duhet ta institucionalizojnë në një Grup Parlamentar Ndërpartiak. Ky grup do ta mbajë çështjen vazhdimisht në fokus, do të sigurojë qëndrueshmërinë e përkushtimit të shprehur nga deputetët e të gjitha strukturave politike dhe do të jetë kyç në mbikëqyrjen e pushtetit ekzekutiv në realizimin e angazhimeve nga procesi i Berlinit”, tha kryetari i IDSCS, Marko Troshanovski.

👉 IDSCS së fundi prezantoi para deputetëve gjetjet e monitorimit të planeve të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër 🌎. Në këtë aktivitet, disa deputetë shprehën mbështetjen për krijimin e një Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Procesin e Berlinit.

#dialogu i parlamentitbp

Banner

Related posts

Kovaçevski në takim me ambasadoren amerikane: Partneriteti ynë strategjik me SHBA-në po forcohet

admin

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Rexhepi: Në Gostivar ndahen 45 banesa sociale për familjet në nevojë

admin