AKTUALE

Nik Gjeloshaj: Shqiptarët forca e dytë në Guci, falemderit 500 herë

Kryetari i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka dhënë lajmin e madh pas votimeve të sotme në Guci, me ç’rast i fituan 7 këshilltarë dhe zuri vendin e dytë.

Kudo që veprojmë, i rrisim votat dhe mandatet për shqiptarët, ka deklaruar Gjeloshaj.

Postimi i plotë:

Forumi Shqiptar është brend, forca udhëheqëse dhe lider i shqiptarëve në Mal të Zi.
Fituam edhe më shumë vota, 500 vota dhe 7 këshilltarë në Guci si forca e dytë politike në këtë komunë.

Forumin Shqiptar e votuan 80% e shqiptarëve në Guci, rezultat ky që na obligon edhe më shumë, që t’i përfaqësojmë edhe më mirë bashkëkombasit tanë.

Faleminderit të gjithë votuesve që na mbështetën, që edhe më fuqishëm të punojmë në drejtim të avancimit dhe integrimit të shqiptarëve.
Kudo që veprojmë, i rrisim votat dhe mandatet për shqiptarët!

NGJ

Banner

Related posts

Mexhiti takoi ministrin e mbrojtjes Pirro Vëngu

Gjyla Halili

Ratkoceri me pyetje publike për Albin Kurtin dhe “përfaqësuesit” e tij në RMV

Gjyla Halili

Valbon Limani: Listat zgjedhore në Gostivar dhe Vrapçisht të mbushura me persona të vdekur

Gjyla Halili