AKTUALE

Rruga “Ilinden” në Tetovë, rrezik për nxënësit dhe kalimtarët

Kjo është rruga që nxënësit e shkollës fillore “Qirili dhe Metodi” e kalojnë çdo ditë duke u stresuar dhe me ankth, pasi sipas prindërve të tyre shpesh herë nuk punojnë semefaorët të cilët janë vendosur. Nga ana e drejtorisë por edhe nga institucionet kërkojnë që sa më shpejt të bëhet një zgjidhje pasi është në pyetje jeta e nxënësve.
Kjo rrugë është shumë e rrezikshme, kanë shkelur njerëz, kanë shkelur fëmijë.”

“Kjo rrugë është shumë e rrezikshme dhe semaforët ndonjëherë prishen.”

“Po kjo rrugë është e rrezikshme, dalim në pushimin e gjatë, e shtypim stopin por nuk bënë, bije zilja dhe pa ushqim shkojm në klasë.” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Të rrezikuar janë edhe banorët të cilët nuk kanë altrenativë tjetër përpos të kalojnë këtë rrugë. Ata kërkojnë ndërtimin e një ure mbi-kaluese ose një rreth-rrotullim.

“Kjo rrugë është për mëkat. Unë nuk e dijë pse ato nuk marrin masa për këtë rrugë. Ne këmi kërkuar një rreth këtu në vitin 2017-të, e kemi dorëzuar, kam dokument. Po këtu ka ndodhur, kanë humbur jetën njerëzit këtu. I kam thënë edhe Bilallit për ju njerëzit nuk janë asgjë derisa nuk merrni masa këtu.”

“Shumë rrezik i madh është, fëmijët në shkollë nuk mund të shkojnë. Shoferët të pa kujdesshëm, edhe pse është e lejuar fëmijët të kalojnë, nuk ndalen.”

“Mos pyet, shumë e rrezikshme është. Është mirë me bë një urë, por kush ta bëje.” – thanë disa nga qyetarët e brengosur.

Edhe drejtoresha e shkollës fillore “Qirili Metodi”, Sihana Kaba Kasami, thotë se është një problem që po ta lëmë për nesër mund të jetë shumë vonë. Kërkon urgjentisht nga instuticionet përgjegjëse të marrin masa.

“Kërkesën për zgjedhjen e këtij problemi e kemi parashtruar me vite të tëra, por kërkesa ka hasur në veshë të shurdhur ose ka mbetur në fjoka. Kjo rrugë paraqet një rrezik tejskashmërisht të lartë. Aty ka një semafor, por semafori jo çdo herë punon. Kemi pasur raste edhe nxënës të shkollës sonë ose të lagjes që për fat të keq edhe kanë humbur jetën nga shpejtësia e madhe e vozitësve”. – tha Dretoresha e SH.F “Qirili Metodi”, Sihana Kaba Kasami.

Deri sa institucionet të merren vesh se kujt i takon të intervenon në këtë rrugë, ato që çdo ditë rrezikohen janë fëmijët dhe banorët që jetojnë në atë pjesë.

Related posts

Për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut nevojitet arritja e censusit prej 40%

Gjyla Halili

Biznesmeni shqiptar me disa kompani i përfshirë në disa skandale në Maqedoni

Gjyla Halili

Përnaska: Propozime konkrete për lehtësimin e trafikut në Tiranë

admin