AKTUALE

MPJ do të kërkojë shpjegim nga ambasadori bullgar për veprimin e Radevit

Arsyeja pse presidenti bullgar Radev e ka thirrur Siljanovskën për t’u fotografuar para flamurit bullgar, ndërsa flamuri maqedonas nuk është vendosur, do të kërkohet përmes ambasadorit bullgar, i cili nesër do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministria nuk bën të ditur nëse atij do t’i dorëzohet edhe notë proteste për procedurën që shkaktoi reagime të furishme në opinionin maqedonas.

Nga Kabineti i Siljanovskës pohojnë se gjithçka ka ndodhur papritur, Radev ka qenë ai që ka iniciuar të fotografohen së bashku, sepse nuk më parë nuk ishte rënë dakord për foto në vilën presidenciale në Sofje.

Në reagimin e tyre thuhet gjithashtu se “takimi dhe dreka e përbashkët u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe duan të besojnë se ka qenë një shkelje protokollare dhe jo një procedurë e qëllimshme dhe një devijim nga ajo që është rënë dakord”.

Në takimin mes ministrave të kulturës nuk ka pasur flamur maqedonas, por për momentin nuk ka asnjë shpjegim nga institucionet bullgare për të dyja incidentet.

Takimi i dy presidentëve ishte jozyrtar, por diplomatët bëjnë me dije se çfarëdo takimi të jetë, nëse nuk janë takuar rastësisht në një kafene, protokolli është i qartë dhe flamujt e të dy vendeve duhet të jenë aty.

Banner

Related posts

Drejtori Festim Halili ka njoftuar për thirrjen e re të Fondit për Inovacion!

Gjyla Halili

Duda Balje selam Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin për Kodin Civil

Gjyla Halili

BDI i reagon VLEN-it për regjistrimin e popullsisë: VMRO dhe ju përjashtuat e tradhtuat diasporën

Gjyla Halili