AKTUALE

“Forumi Shqiptar” bashkon shqiptarët: Është koha që Gucia të frymojë shqip

Kryetari i “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj, me entuziazëm, pas bashkimit të subjekteve politike shqiptare në Guci, ka theksuar se është koha që Gucia të frymojë shqip.

“Nga atmosfera e këndshme dhe atdhetare dhe nga pritshmëritë pozitive e shpresëdhënëse të popullit tonë, me kënaqësi mund të themi se Gucia tashmë ka vendosur, duke zgjedhur rrugën e bashkimit, zhvillimit, avancimit – duke zgjedhur Forumin Shqiptar”, ka shkruar Gjeloshaj.

Ai më tej ka cekur se “investimet milionëshe, projektet zhvillimore, modernizimi i infrastrukturës, mbështetja për sportin dhe kulturën e shumë plane të tjera do të fillojnë të realizohen menjëherë të hënën, menjëherë pas fitores sonë në zgjedhjet lokale”.

“Ne flasim me vepra, dhe projektet tona zhvillimore flasin më shumë se një mijë fjalë!
Është koha që Gucia t’i kthehet vetvetës, është koha që Gucia të përjetojë përparim dhe zhvillim ekonomik, është koha që Gucia të frymojë shqip. Prandaj, së bashku tani dhe përherë, të dielën e 15 shtatorit, le të votojmë numrin 2, për shqiptarët e bashkuar, për Forumin Shqiptar”, ka deklaruar në fund, Kryetari i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj.

Related posts

Kontrollon 50 pacientë në ditë! Arben Taravari, doktori që pretendon të bëhet president

Gjyla Halili

Kovaçevski: Të mos kthehet “regjimi” – Mickoski vazhdon retorikën kundër BDI-së!

Gjyla Halili

Tetova për herë të parë në Samitin B40 – VLEN për zhvillimin rajonal!

Gjyla Halili