AKTUALE

“Lista e zezë”, Ageler: Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH po shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj

Banner

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler në intervistë për Sitel ka deklaruar se ka shumë emra të cilët po filtrohen e që mund të jenë në listën e zezë amerikane. Sipas Aggeler, Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH pon shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj. Ambasadorja Aggeler tha se nuk mund të jepet një datë konkrete për se kur pritet publikimi i emrit ose emrave të personave që do të jenë nën sanksionet e SHBA-ve. Së fundit në listën e zezë amerikane u përfshi familja e Orce Kamçev, ndërsa paraprakisht kryetari i Strugës, Ramiz Merko dhe familja e tij. Ky i fundit në listën e zezë u fut për shkak të ndikimeve në vendimet gjyqësore dhe dyshimeve të bazuara për afera korruptive. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës: Vendimi i Kushtetueses për “Balancuesin”, në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

Gjyla Halili

Të premten nis vjeshta meteorologjike

admin

Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë

Gjyla Halili