AKTUALE

Paralajmërim për stuhi të fortë në Maqedoni – ja kur pritet dhe cilat janë rekomandimet

Nesër (13.09) moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa zona të pjesëve perëndimore dhe lindore do të ketë shfaqje stuhish me shi intensiv (mbi 20 l/m2), bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 km/h).

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu.
Të shtunën do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, ndërsa nga e diela temperaturat do të bien në mënyrë më të dukshme.

Në Shkup nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu të herëpashershme. Në disa pjesë të do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Rekomandim: Në rast të shkarkimeve elektrike, rekomandohet kujdes më i madh, të shmanget qëndrimi në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Banner

Related posts

Vdekja e 6-vjeçares në spital, Kovaçevski: Të bëhen sanksione, aty ku do të ketë nevojë

admin

Von der Leyen viziton Shkupin, do të takohet me Siljanovskën dhe Mickoskin

Gjyla Halili

Kasami: Në ditën botërore të autizmit ne duam të tregojmë që çdo anëtarë i shoqërisë tonë është i rëndësishëm

Gjyla Halili