AKTUALE

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar

Banner

Në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë një përshkrim të qartë dhe të fortë mbi statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Mexhiti ka nënvizuar se gjuha shqipe është dhe do të mbetet në përdorim zyrtar, duke e theksuar këtë si një arritje të padiskutueshme dhe të siguruar nga ligji.
Zëvevendës kryeministri Mexhiti tha se Qeveria LSDM-BDI, e cila e ka sjellë ligjin ka lënë stërbëmbëza paraprakisht duke e dërguar në Komisionin e Venecias.

Sipas Mexhitit, nën presionin e opinionit, ministrja e Drejtësisë e LSDM-së Renata Deskoska e dërgoi ligjin në Komisionin e Venecias, ndërsa sugjerimet e këtij komisioni ishin për abrogimin e disa nenëve, por ato nuk ndryshojnë statusin e përdorimit të gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe është dhe mbetet përdorim zyrtar, edhe nëse sillet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

Mexhiti gjithashtu kritikoi Qeverinë e kaluar për moszgjidhjen e këtyre çështjeve dhe për mbajtjen e nismave në sirtar për pesë vjet, duke e quajtur këtë një përpjekje për të shfrytëzuar çështjen si pretekst për destabilizimin e vendit dhe protesta.

Bashkangjitur keni edhe intervistën e plotë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti për Zërin e Amerikës

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E SHTRUAR NGA KRYEMINISTRI Z. TALAT XHAFERI

Gjyla Halili

Haxhilerët e Tetovës qëndrojnë në Medine

Gjyla Halili

Janevska do të mbajë fjalim në punëtorinë “Forcimi i shkollave për arsim demokratik – arritje dhe rezultate”

Gjyla Halili