AKTUALE

“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike

Ligjin për “branitellat”, i cili dje ishte në rend dite të seancës së Kuvendit, e ka dorëzuar LSDM-ja përmes deputetes Slavjanka Petrovska, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për koment pas njoftimeve të koalicionit VLEN se të njëjtin ligj do ta dorëzojnë edhe për pjesëtarët e ish-UÇK-së.
Branitellat kanë dhe do ta kenë mbështetjen time, pamëdyshje. Ky ligj është dorëzuar nga deputetja Slavjanka Petrovska, gjegjësisht nga LSDM-ja, dhe ajo që është interesante – kur u votua nevoja e rendit të ditës, LSDM e braktisi seancën. Pse e them këtë, sepse LSDM-ja nuk e dorëzon ligjin sepse u mendojnë të mirën “branitellave”, por për të krijuar një situatë të këtillë. Për të krijuar sërish tensione ndëretnike”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

Ahmeti nga Zvicra: Nëse ua rrezikoni gjakun e derdhur shqiptarëve, do të na përzihen ‘kësulat’

Gjyla Halili

VLEN hap shtabin në Bogovinë të Tetovës

Gjyla Halili

BDI mbajti mbledhje, ja çka u diskutua

admin