AKTUALE

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi zëvendës-drejtoreshën e USAID-it për Europë dhe Euroazi

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka takuar sot zonjë Erin Elizabeth McKee, zëvendës-drejtoreshë e USAID-it për Europë dhe Euroazi.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që vendi ynë ka me Agjencinë Amerikane USAID, e cila ka realizuar një numër të madh investimesh në Maqedoninë e Veriut.

Dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe me interes të përbashkët.

Në takimin me zonjën Erin Elizabeth McKee, zëvendës kryeministri i Parë, Izet Mexhiti ka shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vendin tonë, duke theksuar rolin e stabilitetit politik në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investime. Janë shqyrtuar mundësitë për iniciativa të përbashkëta rreth sfidave mjedisore, përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Të dy palët njohën rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar çështjet mjedisore dhe për të mbështetur nismat e gjelbra.

Banner

Related posts

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Gjyla Halili

Ngritet padi ndaj kryetarit të Kumanovës

Gjyla Halili

Ligji për përfaqësim të drejtë/ Të premten takimi i radhës, Fronti Evropian i gatshëm të ndihmojë

Gjyla Halili