AKTUALE

Gjeloshaj: Siguruam 4 milion euro fonde për Gucinë, vazhdojmë me hapa të fuqishëm dhe vendimtarë

Zv. Kryeministri për çështje ekonomike në Mal të Zi, njëherit dhe ministër i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj nëpërmjet një postimi në fb ka bërë të ditur se gjat dy viteve qeverisje janë siguruar 4 milion Euro investime për Komunën e Gucisë.

“Vazhdojmë me hapa të fuqishëm dhe vendimtar për të siguruar fonde për Gucinë. Këto projekte janë dhe do të jenë të realizuara nga Forumi Shqiptar me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të Gucisë”- ka theksuar Gjeloshaj.

Ja postimi plotë:

Gjatë dy viteve të fundit kemi siguruar rreth 4 milion € investime për Komunën e Gucisë.
Vazhdojmë me hapa të fuqishëm dhe vendimtar për të siguruar fonde për Gucinë. Këto projekte janë dhe do të jenë të realizuara nga Forumi Shqiptar me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të Gucisë.
Na përkrahni në mënyrë që projektet të përfundohen sa më parë.
Votoni të vetmen listë shqiptare të formuar dhe të përbërë nga shqiptarët – votoni numrin 2 – së bashku për Gucinë! ✌️🇦🇱

NGJ

Banner

Related posts

Osmani pas tarifave të Trump: Maqedonia është futur në të njëjtën kategori me Serbinë dhe Kinën, me tarifë 33%-37%

Gjyla Halili

BDI- Tetovë: Kasami ka punësuar qindra militant partiak me kontrata në komunën e Tetovës

Gjyla Halili

Kasami-Osmanit: Nëse do të ketë tentim për destabilizim të Maqedonisë, mund të dalë ndonjë padi tjetër për ndonjë funksionar

Gjyla Halili