AKTUALE

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja votuan bashkërisht për nevojën e miratimit të Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë, ose ne gjuhën popullore siç njihet Ligji për “branitellat”, duke nxitur tensione dhe debate në Kuvend.

Propozimin e Slavjanka Petrovska nga LSDM-ja e votuan 65 deputetë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa kundër votuan deputetë të VLEN-it dhe deputetë të Frontit Evropian.

Adnan Azizi nga VLEN i ka bërë sërish thirrje deputetëve të këtij koalicioni që të largohen nga seanca, pasi iu përgjigj vërejtjes procedurale të koordinatorit të BDI-së Blerim Bexheti.

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi ka kundërshtuar shpër projekt/ligjin e propozuar nga LSDM-ja për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së RMV-së.

Azizi ka thënë se VLEN-i nuk do t’i mbështesë këto ndryshime dhe se të njejtat nuk mund të miratohen nëse nuk gjendet zgjidhje ligjore edhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Por, Bexheti e akuzoi VLEN-in për hipokrizi sepse lejuan që ligji për ”branitellat” të bëhet pjesë e rendit të ditës, pas procedurës së shkurtuar me propozimin e Slavjanka Petrovskës nga LSDM.

“Fronti Evropian nuk do ta mbështesë këtë ligj, por ju jeni shumicë parlamentare dhe duhet ta ndalonit që të votohet”, tha Bexheti.

Petrevska e LSDM ka dhënë arsyet se pse dorëzoi propozim-ligjin për “branitellat”.

“Duke qenë se në vitet e kaluara që nga zbatimi i këtij ligji janë konstatuar mangësi në realizimin e të drejtave të anëtarëve dhe familjarëve të tyre, kam dorëzuar projektligjin me të cilin do të korrigjohen këto mangësi të konstatuara. Duke qenë se nuk është ligj gjithëpërfshirës apo kompleks, sugjerohet që të miratohet pas procedurës së shkurtuar”, theksoi ish-ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Grupi parlamentar i VLEN pas seancës ka mbajtur një konferencë për mediat.

Per ne si VLEN eshte e pa pranueshme te behen avancime ndaj “Branitelave” andaj vlersojme se PA ligjin per ish pjestarete UCK smundet te avancohet asnji e drejte me shum e forcave mbrojtese te Republiken e Maqedonise se veriut dhe do te bejme cmos qe keto iniciativa ligjor te mos kalojne sepse damtojn thell marveshjen kornize te Ohrit.
Na vjen keq qe LSDM ende po luan me notat e BDI se qellimi I se ciles eshte te shkaktoj tension nderetnik per te shpetuar veten nga pergjegjesia per krimet e bera ndaj popullates shqiptare”, tha deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri.

Ndërkohë nuk ka pasur ndonjë prononcim nga VMRO-DPMNE-ja.(INA)

Related posts

Hamza takon bashkëpunëtorin e kancelarit Gjerman Olaf Scholz

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Regjimit po i vjen fundi!

Gjyla Halili

MEPSO ndërpret të gjitha llojet e donacioneve dhe sponzorimeve

Gjyla Halili