AKTUALE

Reagon Forumi Shqiptar: Të gjitha prokuroritë janë aty për të na montuar procese politike, kurrë për të na mbrojtur!

Forumi shqiptar ka kërkuar reagimin e prokurorisë për të mbrojtur shqiptarët, sepse, sipas reagimit “kur bëhet fjalë për shqiptarët, të gjitha prokuroritë janë aty vetëm për të na montuar proçese politike dhe për të na malltretuar, dhe kurrë për të na mbrojtur”.

Postimi i plotë:
Do të presim deri nesër prokurorinë për të parë nëse do të jenë aq të shpejtë sa kur ndoqën penalisht kryesinë e Komunës së Tuzit për bllokim të trafikut dhe nëse tani do të ndjekin penalisht edhe përgjegjësit për bllokimin e rrugës dhe përhapjen e urrejtjes dhe thirrjeve për konflikte dhe luftë.
Nëse nuk reagojnë, ne do të marrim masa dhe veprime të mëtejshme.
Kur bëhet fjalë për shqiptarët, të gjitha prokuroritë janë aty vetëm për të na montuar proçese politike dhe për të na malltretuar, dhe kurrë për të na mbrojtur!
U bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente që mundësuan organizimin e kësaj shfaqje shoviniste, të marrin përgjegjësinë dhe të japin dorëheqje!
Për detajet dhe hapat e radhës do t’ju informojmë në ditët në vijim dhe për të qenë të qartë, nuk do të ndalemi me kaq!
Forumi Shqiptar

Related posts

Ali Ahmeti do të votojë në Zajaz në orën 07:00

Gjyla Halili

Mamuti: “Fronti Evropian” nuk është bashkim i fuqive për votë, por është mission, vlerë dhe shpresë për fëmijët tanë

Gjyla Halili

Maqedonia për herë të parë merr Metodologji për varfëri energjetike

Gjyla Halili