AKTUALEKOSOVË

FJALIM LAMTUMIRËS I ALI AHMETIT PËR ISMAIL VISHIN, FURNIZUESESIN E NJËSITEVE TË PARA TË USHTRISË ÇLRIMTARE TË KOSOVËS

Në fshatin Dubravë të Kaçanikut, në varrimin e veprimtarit të LPK-së e ushtarit besnik të UÇK-së, të pavdekshmit Ismajl Vishi, morri pjesë dhe mbajti edhe një fjalë rasti, Udhëheqësi i popullit shqiptar , Atdhut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Fjalimi i plotë lamtumirës i Liderit të Kombit Ali Ahmeti!
E nderuara familje Vishi!
Djem, nipa mbesa dhe të gjithë ju të afërëm!
Bashkëveprimtarë të Bacit Ismajl!
E dëgjova me vëmendje imamin e Dubravës, për bamirësitë e Bacit Ismajl!
I nderuar imam ju e njihni për bamirësi ne e njohim për liri!
Kjo tokë, ky dhe që po e mbulon, nga duart e Bacit Ismalj, janë paisë me mjetet e duhura, njësitet e para të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës!
Nuk ka vend të Europës që ky burrë me plis të bardhë, pa iu dridhë qerpiku, që nuk ka demonstru e protestu!
Nuk ka vend në Zvicërr, që nuk ka shpërndarë literaturë të antipushtuesit, “Zërin e Kosovës”!
Ky burrë ka vepruar i organizuar me shumë shokë, në drejtim të çlirimit të vendit, për të jetu të lirë shqiptarët!
Prandaj sot dheut të Kosovës po i japim heroin e heshtur, sepse sigurisht, se pjesa dermuese nuk e dijnë, por le ta dijnë që Kosova, u çlirua edhe në saje të këtyre heronjëve të heshtur, që sot po u japim lamtumirën e fundit!
Ju familja Vishi, të afërm, nuk keni humbur vetëm ju, por edhe ne kemi humbur bashkëveprimtarin, kemi humbur njërin nga nismëtarët e parë, për forcimin, për organizimin e njësiteve të para, të rezistencës popullore, në Kosovë e në viset tjera ku kanë jetuar shqiptarët!
Prandaj ngushëllime të gjithë ju familjarëve, ngushëllime të gjithë ju bashkëveprimtarëvë!
Lavdi Baca Ismajl!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Përfundoi ndarjen e fundtit pranë varrit të veprimtarit të LPK-së Ismail Vishit, Udhëheqësi i mdh i LPK-së, njeri prej themeluesve të UÇK-së, Kryetari i BDI-së dhe Liderit i Frontit Europian në Maqedonintë Veriut, Ali Ahmeti!
Pergaditi,
Ismet Sylejmani,
Dubravë, Kaçanik, 6 Shtator 2024!

Related posts

BESA: Të jap dorëheqje Ramiz Merko

admin

Kryetari i komunës së Sarajit ndan 11 vendime pune në shkollat fillore të komunës

Gjyla Halili

Kina përdori Dorian Duçkën për të sulmuar tribunalin e Hagës

admin