AKTUALE

A po sulmohet Shkodran Tolaj, në Maqedoninë e Veriut vetëm pse është kosovar?

Banner

Intrigat dhe kurthet ndaj Drejtorit të Ansamblit të këngëve dhe valleve në RMV, Shkodran Tolaj, nuk kanë të ndaliur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij sociale, Tolaj ka theksuar se inspektori Zoran Markozanov “thurë” raport në kordinim me zëvendësministrin e kulturës në RMV- Sedat Sulejmani!

“Dje pas publikimit të lajmit për skandalin se inspektori Zoran Markozanov, do të dënojë ansamblin për shkak të pjesëmarrjes në varrimin e ikonës Cenë Berisha, ka alarmuar zëvendësministri dhe pasi ishin kordinuar që atë pikë ta vendosin në raport, tani e kanë hequr për shkak të reagimit të madh të artistëve dhe intelektualëve në rrafsh mbarëkombëtar!

Kjo dëshmon për një inspektim të porositur e kurdisur ( siç e kam paralajmëruar dhe tashmë vërtetohet) andaj i lutem inspektorit që atë pikë ta leni në raport sepse nuk është e vetmja pikë banale që e “shpik””, ka shkruar Tolaj.

Banner

Related posts

Padi penale për shmangie të tatimit dhe dëm prej 11 milionë denarësh ndaj Buxhetit

Gjyla Halili

Lejohet çdo gjë që nuk ndalohet me ligj, thotë Fatmir Dehari, pas procedurës që MPB ngriti ndaj tij për angazhimin e avokatëve

Gjyla Halili

Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të kryeqytetit po bëhen realitet ​Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të kryeqytetit po bëhen realitet

admin