Shkruan: Shkodran Tolaj
Dje pas publikimit të lajmit për skandalin se inspektori Zoran Markozanov, do të dënojë ansamblin për shkak të pjesëmarrjes në varrimin e ikonës Cenë Berisha, ka alarmuar zëvendësministri dhe pasi ishin kordinuar që atë pikë ta vendosin në raport, tani e kanë hequr për shkak të reagimit të madh të artistëve dhe intelektualëve në rrafsh mbarëkombëtar!
Kjo dëshmon për një inspektim të porositur e kurdisur ( siç e kam paralajmëruar dhe tashmë vërtetohet) andaj i lutem inspektorit që atë pikë ta leni në raport sepse nuk është e vetmja pikë banale që e “shpik”
1. Marrim vërejtje se përse nuk kemi dërguar raport financiar 3 herë në vit ( për gjashtë muaj 2 herë dhe një në fund për komplet vitin) Në Ministrinë e Kulturës që pesë vite vazhdimisht kemi dorëzuar raport dy herë në vit (për gjashtëmujorin e parë dhe gjashtë mujorin e dytë – sipas ligjit për kulturë neni 31 alinea b) Kërkesa e inspektorit që raporti të dërgohet sërish për të tretën herë ( për të njejtat gjëra) është baraz me banalitet
2. Marrim vërejtje se përse e paskemi votuar me Bordin udhëheqës programin që ka miratuar Ministria e Kulturës dhe jo programin që e bën drejtori! Inspektor Zoran ansambli ka miratuar dhe ka respektuar 100% vendimet e Ministrisë së Kulturës dhe jo dëshirat e drejtorit andaj dhe kjo vërejtje është baraz me banalitet! Ansambli nuk ka program vetanak që realizohet nga sponsorë apo fitimi i biletave andaj kërkesa yte që të votohet program i drejtorit është absurditet në rastin e institucionit tonë!
3. Marrim vërejtje për Riaudicion ( përse nuk është realizuar pas tre vitesh riaudicion për artistët) ndërkohë harrohet se përveç vendeve të punës A5 në ansambël nuk ka patur vende të lira pune në pozita më të ulëta apo më të larta ( që një riauditim) do ti rangonte ata! Kë e kam dëmtuar unë që nuk kam bërë riaudicion kur ata punonjës dhe me riauditim do vazhdonin në pozitën e njejtë të punës! Kryetari i bordit dhe unë me vendimin që mos ketë riauditim deri sa ti mbushin artistët pesë vite pune, përveç që kemi kursyer institucionin nga pagesat që do të duheshin të bëhen për anëtarë në komision nuk kemi dëmtuar askend!
Pika të tjera ska….Tash pyes unë ( meqë zëvendësministri trumpetonte se ka patur keqpërdorime – ku janë keqpërdorimet financiare?!)
Meqë trumpetonit se unë i lashë 33 punonjës në rrugë- përse nuk u shkarkova para dy muajsh?
Unë e di që në hall të madh është zëvendësministri e akoma më në hall do të jetë nga ankimimet e vazhdueshme që do bëjmë në instancat relevante kundër këtij inspektimi të porositur me kërcënime e shantazhe të vazhdueshme me të vetmin qëllim shkarkimin e drejtorit dhe “kapjen e institucionit”
Zëvendësministër: thirri mendjes më në fund që në vend se të bësh këto lojëra dhe këtë skenar turpi që i ngjan serialeve turke, ka 10 ditë që mbani peng pëlqimin nga Ministria e Financave dhe nuk e lëshoni në institucion! Në vend se tani të jetë në fund procedura e konkursit ju akoma përpëliteni si ta shkarkoni drejtorin!
Kjo dëshmon se ju nuk e keni problem as punësimin, as institucionin… Ju dini vetëm të shkatërroni krejt çfarë është ndërtuar….