Koalicioni VLEN mblodhi të gjithë liderët, ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët që përbëjnë pushtetin ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21
Nëpërmjet një kumtese, nga VLEN kanë bërë të ditur qëllimin e koordinimit.
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e të shërbyerit në interest ë qytetarëve me ndershmëri, llogaridhënie dhe përkushtim. Në këtë takim, diskutuam për investimin prej 34.5 milionë eurosh për “Universitetin Nënë Tereza” në Shkup, që paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e mundësive për studentët tanë.
Kјо është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për të rinjtë. Gjithashtu, ripotencuam se zotimet tona ndaj qytetarëve janë: qeverisje efektive, transparencë dhe luftë e ashpër kundër korrupsionit. Këto parime do të jenë baza e çdo veprimi tonë në Qeveri dhe do të jenë udhërrëfyesit tanë kryesorë. Veçanërisht angazhohemi për rrugën evropiane të shtetit dhe do të punojmë për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.
Nga Koalicioni qeverisës premtojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e vizionit për integrim të vendit në Bashkimin Evropian, për zbatimin e reformave dhe për krijimin e institucioneve të forta në mbrojtje të interesave të qytetarëve.