AKTUALE

Gashi: Kjo është interpelancë ndaj përkatësisë etnike dhe fetare të Kryetarit të Kuvendit

Debat i ashpër në seancën e sotme ku debatohej për interpelancën për kryeparlamentarin, Afrim Gashi. Në arsyetimin e interpelancës prej 7 pikave, Dimitar Apasiev nga Levica, tha se kryeparlamentari Gashi me lutje në Kuvend, me ngjarjen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroport, si dhe me pikat tjera, ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vlerësoi se fjalimi i Apasievit është përplot me albanofobi, islamofobi dhe pohime të pasakta. Pas fjalimit të tij para deputetëve tha se do ta lëshojë seancën, siç tha, që të mos ndikojë në debatin e mëtejshëm.

Talat Xhaferi nga FE edhe pse rastet për të cilat është ngritur interpelanca i quajti skandaloze, megjithatë tha se ata nuk do ta përkrahin kërkesën për përgjegjësinë e Gashit.

Kritika të ashpra arritën nga LSDM prej ku paralajmëruan se do të votojnë për këtë interpelancë edhe pse, siç thanë, pritën që kjo kërkesë për përgjegjësi të vijë nga VMRO-DPMNE.

Në mbrojtjen e kryeparlamentarit Gashi dolën deputetët e VMRO-DPMNE-së sipas të cilëve interpelanca është një produkt politik të cilit nuk duhet t’i kushtohet vëmendje.

Banner

Related posts

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Gjyla Halili

Debat për përcaktimin e integritetit për të gjithë nëpunësit të angazhuar në vende pune me rrezikshmëri të lartë në VK dhe linjat kufitare

Gjyla Halili

Sanksionohen 162 shoferë në Shkup

Gjyla Halili