AKTUALE

Sinishtaj përkujton fitoren e madhe të Skënderbeut në Albulenë – paralajmëron shtatoren e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor në Tuz

Atdhetari i shquar nga Malësia në Amerikë, Vulson Sinishtaj, ka përkujtuar Betejën e Albulenës, fitoren e famshme të Skënderbeut kundër Perandorisë Otomane.
Për nder të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më 28 nëntor 2024, në vendlindjën tonë, në sheshin me po të njëjtin emër në Tuz, presim të përurojmë pikërisht përmendorën e Skënderbeut, ka shkruar Sinishatj.
Postimi i plotë:
Më 2 shtator 1457, u arrit një nga fitoret tona më të rëndësishme, kur shqiptarët e udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e thyen dhe e mundën ushtrinë osmane në Betejen e Albulenës, duke e shkruar këtë datë me shkronja të arta në historinë evropiane. Guximi dhe trimëria atdhetare e Skënderbeut rezultoi në një fitore që jo vetëm shkatërroi planet e sulltanit osman, por prishi edhe synimet tradhtare të Hamza Kastriotit. Kjo betejë do të mbahet mend gjithmonë si simbol i bashkimit kombëtar, patriotizmit, zgjuarsisë luftarake dhe mentalitetit fitues shqiptar.
Për nder të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më 28 nëntor 2024, në vendlindjën tonë, në sheshin me po të njëjtin emër në Tuz, presim të përurojmë pikërisht përmendorën e Skënderbeut.

Related posts

Spalletti: “Kush thotë që Napoli është favorit ndaj Milanit në Champions nuk mer vesh nga futbolli…”

admin

Vitin e kaluar 1.700 persona nga Maqedonia kanë marrë pasaportë të Bullgarisë

Gjyla Halili

Ministri Lloga uron ditën e gjyqësorit 31 marsin

Gjyla Halili