AKTUALE

Të gjithë bashkë janë shumë pak…!

Shkruan: Azgan Haklaj

(Reflektim nga dita e parë parlamentare e vjeshtës).
Sot në ditën e parë të sesionit të fundit të këtij viti pamë të drejtohej me jargavitje drejt shkallëve të selisë së grabitur me dhunë të demokratëve edhe Jorida Tabakun…!
Po ngjiste shkallët ku pak kohë më parë desh ra “deshmore”nga jeniçerët e Sali Berishës.
Në çantën firmato “Made in B&R”(Berisha&Rama) thuhet se dhe ajo mbante një shishe qumështi bosh për ta vendosur në radhë -pritjen 2025 ndaj dhe entuziasmi i Gaz Bardhit nuk ishte i sinqertë përderisa dhe vetë nuk është i sigurt për të kapur zonën jeshile të listave të mbyllura që vetë i gatoi dhe i votoi.
Alibej & Co janë shumë më tepër të nervozuar se koha e pushimit i ka vonuar të ligjerojnë një vulë të re për tu damkosur përfundimisht si pjestarë të “darkës së fundit”.
Në pamje të parë këta sot duken shumë…një grup i gjatë në përmasat e gjatëdisë së Sulltanit të ri Edi Rama i cili është regjizor i kësaj skene përverse e të shëmtuar të demokracisë.
Por besoni se janë pak…aq pak pak sa e ndjejnë dhe vetë se janë tharë si oshaf në vapë dhe nuk kanë shpresë për rikuperim.
Ndaj kanë injoruar lojën logjike të demokracisë me përballje idesh e alternativash dhe po insinuojnnë modelin e sallatës ruse.
Por prapë janë pak.
Ata do të sajojnë prapë përballje me njëri- tjetrin si në një ndeshje të trukuar ku shpresojnë që bastet e tifozëve do ti ndajnë si trofe mes veti.
Kjo nuk do të ndodhë.
Ata sot janë jo vetëm të identifikuar dhe dekonspiruar por të diskretituar.
Prisni pak ditë kur të shpikin “ndonjë” tjetër trukuese për të karikuar ata që në fakt nuk i kanë me pas vetes!
Një bashkim real vullnetesh e zhgënjimesh alternativash dhe projektesh reale politike është prezente pa bujë e mashtrime, pa kalbësirat dhe krimbat e korrusionit, pa infeksionin e tradhëtisë, pa vaksinën e hipokrizisë.
Është Harku Opozitar EuroAtlantik projekti i ri që në fakt është kolonë vertebrale që identifikon një demokraci.
Dhe e gjitha do të ndodhë sot.
Pika e vlimit dhe e përvëlimit të shpresave shqiptare është në kulm.
E atëherë le të presim realitetin e ri sipar të sentencës së poetit të shquar francez Zhak Prever :
“Më vonë mund të jetë tepër vonë.
Jeta jonë është kjo tani”!
Prandaj duhet veprim sot.
Koha është tani.
Sovrani duhet ti ndëshkojë batakçinjtë që janë pakicë.
Ata janë shumë pak….me shishet bosh në duar për ti mbushur nga bujaria e nongratēs dhe sulltanit…!

Related posts

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Bekteshi: Së shpejti 600 euro paga mesatare

admin

FJALIM LAMTUMIRËS I ALI AHMETIT PËR ISMAIL VISHIN, FURNIZUESESIN E NJËSITEVE TË PARA TË USHTRISË ÇLRIMTARE TË KOSOVËS

Gjyla Halili