AKTUALE

“Jehona e Malësisë” uron komunën e Tuzit me rastin e Ditës së Komunës

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, z. Agron Dedivanaj, ka përgëzuar komunën e Tuzit, me rastin e Ditës së Komunës, 1 Shtatorin.

“Me rikthimin e statusit të komunës së plotë janë realizuar aspiratat dhe qëllimet shumëvjeçare të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje dhe në diasporë…”, ka shkruar Dedivanaj.

Postimi i z. Dedivanaj në fb:

Është nderi dhe kënaqësia ime që, si në emër të shoqatës “Jehona e Malësisë” ashtu edhe në emrin tim personal, të dërgoj urimet më të përzemërta, kryesisë së Komunës së Tuzit, si dhe të gjithë qytetarëve të Malësisë, me rastin e 1 shtatorit, Ditës së Komunës.

Me rikthimin e statusit të komunës së plotë janë realizuar aspiratat dhe qëllimet shumëvjeçare të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje dhe në diasporë, ku shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë anëtarët me vlerë të komunitetit tonë në SHBA, të cilët për dekada kontribuan me përkushtim që vendlindja jonë të dilte nga errësira e pashpresë ku u la për vite me radhë nga regjimet antishqiptare.

Sot atdheu ynë, Malësia jonë, frymon dhe vepron shqip!

Sot, Komuna e Tuzit, është qendër e zhvillimit, ku progresi shihet në çdo cep. Dëshmi se së bashku dhe në unitet mund të bëjmë gjithçka është fakti se shumë shpejt vendlindja jonë do të zbukurohet edhe me vendosjen e shtatorës së kryeheroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tuz.

Të dashur bashkatdhetarë, Gëzuar Ditën e Komunës!

Agron Dedivanaj
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”

Related posts

Për një ditë në Tetovë, merren 19 automjete nga merimanga

admin

Osmani: Doemos duhet luftuar ndikimin rus dhe korrupsionin përmes certifikimit të bartësve të funksioneve publike

Gjyla Halili

Ali Ahmeti, Talat Xhaferi dhe Faton Ahmeti në Xhepçisht: Rruga integruese mbetet prioriteti ynë

Gjyla Halili