AKTUALE

“Luftë” brenda VLEN-it/Taravari ia merr kuadrot Kasamit

Tashmë nuk ka dyshim se ekziston një luftë ndërmjet partive brenda VLEN-it (LD-AA-BESA-Taravari).

Të katër partitë kanë një mungesë shtrirjerje në tërë teritorin e vendit, por edhe mungesë kuadrosh në radhët e partive të tyre.

Andaj, muajin e kaluar, kreu i BESËS, Bilall Kasami si kuadër nga radhët e Lëvizjes BESA emëroi dr.Pranvera Izairi për drejtoreshë të I.P.SH Spitali i specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nënë Tereza” në Çair.

Një muaj pas, sot, Arben Taravari ka promovuar si anëtarë të rinjë të Këshillit Qëndrorë të grupacionit të ASH-së që udhëheqë ky fundit, doktorin Asim Izairi, bashkëshortin e drejtoreshës nga radhët e Lëvizjes BESA, Pranversa Izairit.

Kjo dëshmon rivalitetin që po zhvillohet në teren ndërmjet përbërësve të VLEN-it.

Sigurisht se ky fenomen është duke ndikuar edhe në pafuqinë e VLEN-it përballë VMRO-DPMNE-së dhe se shkon në dëm të përfaqësimit të shqiptarëve.

Related posts

Mark Gjonaj uron bashkëshorten e tij me rastin e doktoraturës: Jashtëzakonisht krenar për ty Dr. Roberta Gjonaj

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Shipkovica dhe gjithë Malësia kan qenë dhe do të mbeten në kujtimin tonë si vatra të luftës për liri

Gjyla Halili

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Kris Pavllovski, drejtor i Rambl

Gjyla Halili