AKTUALE

Kooperativa Sharri në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim, realizuan trajnim tre ditor në kuadër të projektit ,,Forcimi i zonave rurale/Nxitja e qëndrueshmëris lokale.

Nga data 21-23 gushtë në Kodrën e Diellit, me sukses u realizua një trajnim tre ditor, për bujqësi të qéndrueshme për bujqit lokal të rajonit të Malit Sharr, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe përparimin e dijeve për praktika bujqësore të qëndrueshme,
kontrollin e smundjeve dhe dëmtuesve,si dhe prodhimin organik, kundrejt prodhimeve konvencionale.

Trajnimi ishte pjes e iniciativës për vjeljen e patates në kuadër të projektit ,,Forcimi I zonave rurale, nxitja e qëndrueshmëris në komunitet lokale, i cili paraqet iniciativë ambicioze orjentaur nga nxitja e forcimit dhe zhvillimit të Parkut nacional- Mali Sharr, që të krijohet një baraspeshë harmonike në mes ruajtjes së mjedisit jetsor dhe zhvillimit sicio-ekonomik të popullatës lokale.

Ky projektë u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim (CED), dhe Kooperativa bujqésore për blektori tradicionale Sharri-Tetovë, në kuadër të programit,,Empower Europe,, të donatorit We Effect Europe.

Gjatë këtij trajnimi me vizitën e tij na nderoi Zëvendësministri I bujqësis Dr.Flakron Bexheti, I cilin ndau mbështetjen e tij për projektet tona për bujqësi të qëndrueshme.
Né këtë trajnim, nga ligjerata e profesor Alirami Salijit, bujqit patën mundësi të mësojnë praktika të ndryshme për vjeljen e produkteve të ndryshme bujqësore, të mësojnë më shumë rreth smundjeve të ndryshme, si dhe mënyra për t’i trajtuar ato.

Pjesë e trajnimit ishte edhe vizita e fermave lokale në rajonin e Komunës së Bërvenicës, ku patëm mundësin të shohim nga afër shembuj praktik të bujqësis së qéndrueshme, falënderojmë fermerët Hasim Sali, Veli Deari dhe Naser Xhemaili për mikëpritjen dhe ndarjen e eksperiences së tyre.

Related posts

Bytyqi: Sundimi i ligjit është pika e dobët në vend, opozita nuk ka asnjë ofertë

Gjyla Halili

Fronti Europian: Mickoski në derexhe të rëndë, kërkon shpëtim te Levica

Gjyla Halili

Kastrati: Pas humbjes në Shqipëri e Maqedoni, Albin Kurtit i mbetet t’i provojë zgjedhjet në Serbi

Gjyla Halili