AKTUALE

Mexhiti: Pas 22 viteve sollëm ndryshimin te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, të organizuar nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ku prezent ishin politikanë shqiptarë nga vendet e rajonit.

Gjatë panelit me temë “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”, Mexhiti ndau pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e ndryshimit të shumëpritur që solli krijimi i qeverisë pa BDI-në, një parti që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, ndërsa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht, duke nënvizuar se BDI-ja kishte ngulfatur skenën politike dhe pengonte çdo përpjekje për ndryshime pozitive për shqiptarët.

Mexhiti tha se integrimi evropian mbetet prioriteti absolut i koalicionit, dhe shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për votimin e ndryshimeve kushtetuese në çdo moment.

Zëvendëskryeministri i Parë përgëzoi Ministrin Igli Hasani për krijimin e një departamenti të veçantë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, dedikuar shqiptarëve të rajonit dhe diasporës, duke shtuar se thellimi i bashkëpunimit brendashqiptar është një domosdoshmëri që duhet të vazhdojë pandërprerë.

Mexhit nënvizoi nevojën e krijimit të një platforme të përbashkët bashkëpunimi në fusha të ndryshme, nga arsimi deri te ekonomia, duke e cilësuar këtë si një element përcaktues për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

Banner

Related posts

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Aleancës Kombëtare për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit

Gjyla Halili

FEDERATA VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 22 NËNTOR 2024

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj: Territori i Komunës së Tuzit mbetet i pandryshuar dhe i mbrojtur me ligj

Gjyla Halili