AKTUALE

Mexhiti: Jemi lëvizja që theu frikën dhe mbolli shpresën e vërtetë për ndryshim!

Sonte në Sheshin “Skenderbe” në Shkup, Lëvizja Demokratike kremtoi 1 vjetorin e themelimit të saj si subjekt politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i partisë Izet Mexhititha se para një viti shumë gjëra dukeshin të pamundura dhe të parealizueshme, por sot, siç shtoi, LD është e shtrirë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Para një viti shumë gjëra dukeshin të pamundura dhe të parealizueshme, njerëzit jetonin në frikë dhe pasiguri sepse partia, pushteti kontrollonte çdo pore të shoqërisë. Por ne e thyem frikën. Para një viti kur vendosëm të bëjmë shtëpinë tonë dhe të mos vazhdojmë të trajtohemi si nomak në shtëpinë e vjetër për të cilën kishim humbur vitet më të bukura për të ndërtuar shumë kush na shikonte me skepticizëm dhe mos besim. Por sot një vit më vonë jemi të konsoliduar dhe të shtrirë në tërë territorin e vendit dhe të gjithëve ju them faleminderit që besuar”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti. Në 1 vjetorin e themelimit të partisë Mexhiti ka publikuar edhe një postim në fesjbuk:
Të dashur qytetarë, mbështetës dhe anëtarë të Lëvizjes Demokratike,

Sot, me krenari festojmë një vit të themelimit të partisë, një vit suksesi dhe rritjeje. Një vit më parë, kur krijuam Lëvizjen Demokratike, shumëkush dyshonte në mundësinë e ndryshimit. Por ne besuam, dhe falë përkushtimit të përbashkët, kemi ndërtuar një forcë politike të konsoliduar, që tashmë është shtrirë në mbarë vendin.

Në këtë vit të parë, kemi treguar se jemi më shumë se një parti – jemi lëvizja që theu frikën dhe mbolli shpresën e vërtetë për ndryshim. Ne kemi dëshmuar se bashkimi ynë, mund të triumfojë mbi një regjim që për dy dekada ka shfrytëzuar vendin tonë dhe qytetarët e tij.

Sot, një vit pas themelimit Lëvizja Demokratike është më e fortë dhe më e vendosur se kurrë për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme. Dhe ky përvjetor pasqyron qëndrueshmërinë, forcën dhe besimin, që kemi ndërtuar së bashku.

Le të vazhdojmë edhe tutje, me këtë frymë për të sjellë ndryshimet që meritojnë qytetarët tanë.

Faleminderit që besuat dhe urime!

#LëvizjaDemokratike #1 https://www.facebook.com/share/p/67o542CJMxjyBWwp/?mibextid=oFDknk

Related posts

Palestina mund të bëhet shtet anëtar me të drejta të plota në OKB gjatë këtij muaji

Gjyla Halili

Ageler-Gir: Ukraina do të ngadhënjej me ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë

Gjyla Halili

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale kaluan filtrin e komisionit

admin