Blerësit e makinave në Kinë kanë zbuluar se një reklamë në internet për një makinë sportive luksoze ishte shumë e lirë për të qenë e vërtetë.
Një përfaqësi e Porsche në qytetin e Yinchuan vlerësoi automjetin e ri për 18,300 dollarë, gabimisht.Kjo është vetëm një pjesë e e vogël e çmimit real. Panamera ka një çmim fillestar prej 148,000 dollarë.
Promovimi tërhoqi qindra blerës të mundshëm që nxituan të siguronin atë që dukej të ishte një pazar.
Porsche Center Yinchuan ka komunikuar me klientët që kanë bërë një tarifë rezervimi të rimbursuar në internet dhe kanë kërkuar falje.
Informacioni i pasaktë është postuar më 30 janar dhe klientët që kanë paguar tarifën e rezervimit prej 911 juanë janë rimbursuar, tha Porsche.
Incidenti bëri bujë në mediat sociale kineze, me një komentues që postoi: “Kjo është arsyeja pse unë nuk blej Porsche lol”.
Të tjerë menduan se ishte thjesht një strategji promovuese që ishte “e kryer mirë”.
U sugjerua gjithashtu se kompania kishte qenë “e papërgjegjshme” dhe duhej të kishte respektuar ofertën e çmimit të ulur.
Një tjetër përdorues i mediave sociale pretendoi se ishte personi i parë që u përpoq të blinte makinën, por e kishte anuluar porosinë e tyre kur iu tha çmimi real.
Porsche filloi të shesë makina në Kinën kontinentale më shumë se 20 vjet më parë. Në vitet e fundit kompania zgjeroi gjurmën e saj në ekonominë e dytë më të madhe në botë, ndërsa hapi shitës të rinj.
Vendi është tani tregu i vetëm më i madh i Porsche-s në nivel global, me shitjet në total në 6.2 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar.
Top Channel