AKTUALE

Krenar Lloga: Bogojeski ofendon shqiptarët, ndërsa përfaqësuesit e VLEN i quan “kafshë e padëfryer”, ata ende heshtin

Më drejtëpërdrejt dhe më qartë se kaq nuk mund të shprehej urrejtja ndaj shqiptarëve nga ana e këtij koalicioni monoetnik.
Njëri nga partnerët e koalicionit, Petar Bogojeski, mik i kryeministrit dhe presidentes, ofendon rëndë shqiptarët dhe kjo kalon si diçka normale pa i penguar askujt. Në fakt ky është rreziku i vërtetë për tensione dhe jo e drejta e shqiptarëve për tu mbrojtur dhe për të ngritur zërin kundër nënçmimeve dhe ofendimeve si këto. Kryeministri Mickoski, skenaristët e tensioneve i ka në krahun e tij të djathtë.
Prokuroria Publike me detyrë zyrtare duhet të hap lëndë dhe të ndjek penalisht këtë ofendim dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, si formën më të rëndë të veprës penale sot.
Ndërsa nga vasalët shqiptarë në Qeveri, nuk presin që t’i mbrojnë shqiptarët, por të paktën le t’i dalin zot vetes dhe të reagojnë ndaj ofendimeve që ju dedikohen mes tjerësh edhe atyre, ku vetë ata i quan “kafshë e padëfryer”. Mos vallë edhe nga Bogojeski frikësohen sikur nga Maksimi e Stoilkoviçi? Turp, nënshtrim, servilizëm. Tërhiquni dhe ju sigurojmë se askush më s’do të mund as të ju ofendojë e as degradojë kështu, as juve dhe as shqiptarët në përgjithësi.

– Aleanca për Shqiptarët –

Related posts

Ejup Rustemi: Lëshojmë në përdorim rrugën magjistrale Kumanovë- Stracin,pjesë e koridorit 8

admin

Kryetari i Sarajit, Veseli: Ministri Mexhiti ka dëmtuar banorët e Llaskarcës me vonesat për rrugën

Gjyla Halili

Pas konferencës së grupit të Taravarit reagon ASH-ja: Sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë

Gjyla Halili