AKTUALE

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, realizoi një takim me ambasadoren e Suedisë E.S. Ami Larson Xhein.

Në këtë takim u diskutua për çështjet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si dhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në përmirësimin e cilësisë së mjedisit në vend, veçanërisht për uljen e ndotjes së ajrit, përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe për zhvillim të qëndrueshëm urban. Ambasadorja shprehu gatishmërinë e Suedisë që të ofrojë mbështetje teknike dhe financiare për projektet që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve ekologjike në vend.

Mexhiti dhe Larson Xhein e theksuan rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve lokale dhe ngritjen e vetëdijes së publikut për çështjet ekologjike, si dhe rolin që mund ta kenë organizatat joqeveritare dhe sektori privat në këtë drejtim.

Banner

Related posts

KOVAÇEVSKI: QEVERIA PA BDI MUND TË SHKAKTOJË DINAMIKË TË CAKTUAR POLITIKE! EDHE ASH DHE “LËVIZJA BESA” THANË SE NUK DO TË MARRIN PJESË

admin

Vazhdon gjykimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së

Gjyla Halili

Epitafi me mbishkrimin Dardanus / Grubi: Janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e artefakteve në Muzeun Arkeologjik Shtetëror

admin