AKTUALE

Dehari ngushëllon familjen Sejdini nga Kërçova për humbjen e djalit të tyre: Albioni do të jetë gjithmonë në zemrat tona

Banner

I tronditur nga lajmi për ikjen e Albionit nga kjo jetë e shkurtër, e rrejshme e cila lë kujtime të pashlyeshme!

Sot, qytetarët kërçovarë morrën lajmin e shuarjes së një lulje të re- Albion Sejdinit.

I dashur babë Nebi, e shtrenjta nëna Lule, të çmuar vllezër Besart e Shpëtim, të respektuar vllezërit e mi – dajallarët e Albit, ju familja Sejdini, jeta ndonjëherë di të tregohet e egër dhe e pamëshirë ndaj krijesës njeri, por, në rastin e Albionit, i cili kthehej nga puna në orët e vona, dhimbjen duhet ta shëndërroni në krenari, lotët në kurajo, e kujtimet qofshin të paharruara për të!

Albi, një i ri, i edukuar nga dy prindër të mirë, punëtor, energjik dhe i buzëqeshur, i urtë e i sinqertë, tashmë i parapriu rrugës për tek Zoti i Gjithësisë, për të qenë afër Engjujve!

Le të mos harrojmë se Albioni jonë i dashur do të jetojë gjithmonë në zemrat tona dhe në kujtimet tona.

Ju dërgoj dashurinë time dhe ngushëllime të sinqerta në këto momente të vështira. Ju lutem kujtoni se nuk jeni vetëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me dhimbje dhe dashuri,
I juaji vëlla, Fatmir Dehari

Banner

Related posts

Bekteshi dhe Jorna nënshkruan marrëveshjen: Maqedonia e Veriut hyri në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian

admin

Vendosen lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave në Koçan! Mexhiti: Jemi bashkë

Gjyla Halili

Përbërja e KSHZ-së / Abdush Demiri kaloi filtrin e Komisionit Parlamentar

Gjyla Halili