AKTUALE

Hidhet gurthemeli i Kishës Nënë Tereza në Malin e Kakariqit, i pranishëm dhe atdhetari Zef Berishaj që dhuroi 50 mij dollarë për realizimin e këtij projekti

Në prani në një numri të madh të banorëve, klerikëve fetar, atdhetarëve të shumtë që kishin udhëtuar nga ShBA enkas për atë eveniment, hidhet gurthemeli i Kishës Nëna Terezë në Malin e Kakarriqit.

Ky proekt u inicua nga Pater Mirash Marinaj dhe u përkrah nga shum atdhetar shqiptarë që jetojnë në Detroit por që kur nuk ndaluan së kontribuari për vendlindjen e tyre dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të Atëdheut, në veçanti për proekte që kontribojnë në ruajtjen e identitetit, gjuhës e kulturës të asaj pjese shqiptare të ngelur nën Mal të Zi.

Atdhetari shqiptarë, biznismen dhe humanist i shquar nga Gruda e Malësis së Madhe por që jeton dhe vepron në SHBA, Zef Berishaj në atë mbrëmje ka dhuruar 50 mij dollarë për ndërtimin e kësaj Kishe, njëherit dhe pjesë e grupit punues të këtij projekti me rëndësi jetike për Malësinë.

Zef Berishaj gjithmonë i është përgjigjur thirjes së Atdheut dhe ka përkrahur çdo iniciativë e projekt që është inicuar si për Malësi ashtu dhe për komunitetin shqiptarë në SHBA.Dhe pse ka vite që jeton në SHBA ai gjithmonë mban në zemër dhe ëndra vendlindjen e tij dhe nuk ndaloi kurrë së përkrahuri atë.

Veprat e tij humane janë të panumërta duke mos kursyer asgjë nga vetja e tij në të mirë të vendlindjes dhe komunitetit shqiptarë në ShBA.

Banner

Related posts

FEDERATA VATRA URON DONALD J. TRUMP DHE JD VANCE PËR FITOREN NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA

Gjyla Halili

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Gjyla Halili

Promovohet nesër në Prishtinë romani “Brenga” i autorit Pashko Camaj

Gjyla Halili