AKTUALE

Lladrovci pret të rinjtë e “Brain Gain” të cilët dhuruan 440 tituj librash

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim, të rinjtë e Brain Gain të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të udhëhequr nga Andi Mustafaj që sollën 440 tituj librash për Poklekun dhe komunën.

“Ishte inkurajues optimizmi që dispononin të rinjtë e “Brain Gain”, kujdesin ndaj traditës, të kaluarës tonë, arritjeve në shkencë, kulturë, sport e art të të rinjve tanë që hapësirën më të mirë për promovimin e atyre vlerave, e kanë atdheun”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Me kënaqësi, prita në takim, të rinjtë Andi Mustafaj, udhëheqës i Departamentit Brain Gain, Neada Stana, Ylvina Ndoj dhe Pëllumb Bishevën, anëtarë të këtij departamenti të Partisë Demokratike të Shqipërisë që mbledh të rinjtë që kanë studiuar e punuar në vendet e jashtme. Ky Departament ka programe të ndryshme për të rinjtë dhe nëpërmjet programit të dhurimit të librave (400 libra), kanë përzgjedhur Poklekun dhe komunën (40 libra).

Ishte inkurajues optimizmi që dispononin të rinjtë e “Brain Gain”, kujdesin ndaj traditës, të kaluarës tonë, arritjeve në shkencë, kulturë, sport e art të të rinjve tanë që hapësirën më të mirë për promovimin e atyre vlerave, e kanë atdheun, Shqipërinë dhe kudo jetojnë shqiptarët.

Unë mysafirët i njoftova shkurt me profilin e komunës, arritjet dhe sfidat, njëherësh edhe me historinë tragjike në Poklek dhe varrezat tjera masive në komunën tonë, dhe kontributin e qytetarëve tanë për çlirimin e vendit.

Kjo dhuratë simbolike për Poklekun, nga Departamenti Brain Gain i PD, është mirënjohje për familjet që pësuan nga lufta, për fëmijët e masakruar aty dhe është kujtesë për historinë tonë të re përtej kufijve të Kosovës.

Në takim theksova se jam i lumtur që të rinjtë tanë po arrijnë suksese të paimagjinueshme në çdo fushë të jetës, po i tejkalojnë kufijtë provincial, politik e ideologjik, me qëllim të bashkëpunimit dhe lartësimit të kombit. Këto libra të dhuruara, janë hapi i parë për angazhime të përbashkëta, për shtigje të reja bashkëpunimi.

E përgëzova dhe falënderova z. Mustafaj me kolegët për iniciativën dhe librat për Poklekun dhe komunën, ndërsa unë ua dhurova librin “Përjetësia e dyfishtë” të autorit Bedri Islami, kushtuar heroit e heroinës Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe nga një medaljon të punuar nga gratë e QPDG.

https://www.facebook.com/share/p/Ce1ySWgxSHuPNWdU/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

Ilire Dauti i çon selam Taravarit: Deputetët e ASH-së nuk mund të zgjidhen nga Mickoski, Moska e Beogradi

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Gjyla Halili