AKTUALE

Tolaj: Sedat Sylejmani – krekoset me ligjin që përgatiti Qeveria e kaluar

Shkruan: Shkodran Tolaj

Pas dy deklaratave të ndryshme brenda jave: me datë 03.08.2024 del me qëndrim se punonjësit e ansamblit do të marrin vendime të përhershme, me datë 06.08. 2024 del me qëndrim se do kenë konkurs dhe audicion për pesë vjet sipas ligjit në fuqi! E pas deklaratës slandaloze të deputetes Saranda Imeri se është dashur të vazhdohen kontratat ( çka përbën vepër penale) si duket i paskeni thirrur mendjes ti dhe deputetja që të shihni se ligjin e keni gati nga ish Qeveria LSDM – BDI që për shkak të zgjedhjeve nuk është proceduar e votuar! Ju nuk bëni asgjë tjetër përveç se do votoni ligjin e njejtë dhe për këtë ka procedura ( nuk bëhet brenda nate )
“Ndryshimet e ligjit që zëvendëson vendet e punës nga kohë të caktuar 5 vjeçare në kohë të pacaktuar – vendim i përhershëm” është lajm i mirë për të gjithë artistët në Maqedoni, jo vetëm për artistët e ansamblit – siç potenconi ju dhe me këtë deklaratë ridëshmoni se këto vende pune i keni shëndërruar në fushatë për pikë politike! Kjo deklaratë është tentativë e vazhdueshme për të mbuluar dështimin tuaj si Qeveri, me bllokadat që bëtë në konkurse me 28 qershor, për çfarë si pasojë mbetën 33 punonjësit e ansamblit pa kontrata!
Tani zëvendësministër lajm do ishte që sot të na thuash; “ e morëm pëlqimin nga Ministria e Financave për kohë të caktuar që njerëzit të punësohen e mos rrinë në shtëpi pa paga! Në momentin që do votohet ligji me automatizëm vendet e tyre të punës transformohen sipas ligjit të ri”
Tashmë dihet qartë se qëllimi juaj mbetet presioni dhe shkarkimi i drejtorëve, por në këtë moment është emergjent zgjidhja e statusit të punonjësve siç ua kam thënë në të vetmin takim që kemi patur me 25 korrik 2024!
Mendoj se mjaft manipuluat me artisë! Koha është për zgjidhje adekuate dhe të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të punonjësve!

Me respekt – Shkodran Tolaj, drejtor i IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV

Related posts

Grubi takon Qehajën: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme

admin

Qeveria vendosi: Emir Sulejmani drejtor gjeneral në Drejtorinë e librave amë

admin

Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj rrezaton mirësi e humanizëm, lum kombi që e ka

Gjyla Halili