Ka dështuar plani i reis Shaqir Fetahur dhe Selver Xhemailit për të larguar me dhunë dhe forca policore Myftiun aktual Qani Nesimin. Edhe pse ishte paralajmëruar për sot se do të largohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, me këtë Selver Xhemaili është dorëzuar para fakteve.
Në lidhje më këtë, Qani Nesimi ka folur eksluzivisht për portalin TS duke treguar edhe bisedën me policët e shtetit se si ata i kanë thënë që ti lirojë zyrat e Myftinisë.
Derisa organi vendimmarrës i Myftinisë nuk do të merr vendim tjetër për largimin tim unë do të respektoj vendimet e organit vendimmarrës të Myftinisë, që sipas Kushtetutës së BFI-së është njëri prej katër organeve vendimmarrëse në RMV. Dhe derisa mexhlisi i xhamive dmth shumica e hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive janë në qëndrimin se unë jam Myfti legjitim i tyre, unë do ti respektoj këto vendime” është shprehur për portalin TS Myftiu Qani Nesimi
Në lidhje me eskalimin e situatës nëse policia hynë me dhunë bashkë me njerëzit e Shair Fetahur dhe Selver Xhemialit, Nesimi theksoi se janë të gatëshëm për të mbrojtur godinën e Myftinës së Tetovës.
“Deri tani përvoja na tregon se Shaqir Fetahu dhe U.D Myftiu i dhunshëm janë treguar të pakujdesshëm dhe gjithmonë kanë bërë presione në forma të ndryshme që ne të lëshojmë Myftininë. Derisa ky botëkuptim dhe mentalitet i bazuar në vendime anti-ligjore dhe anti-kushtetuese dominon, ne në çdo rast jemi të kujdesshëm që të mbrojmë të drejtën ligjore të organit vendimmarrës të Myftinisë dhe të mexhlisit të Xhamive të Myftinis së Tetovës gjithmonë duke u bazuar në Kushtetutën e BFI-së” tha Myftiu i shkarkuar Qani Nesimi
Nga ana tjetër sië mëson portali TS, sheri i madh është duke plasur edhe në Myftinë e Strugës, ku këshilli i Xhamisë dhe xhemati i Dollogozhdës kanë paditur në Prokurorinë Themelore – Strugë Myftinë e Strugës për keqpërdorime zyrtare./TS/