Opinion
Në Japoni, si anëtar i Delegacionit presidencial, i ftuar nga Presidentja Osmani, mora pjesë në aktivitetet përkujtimore për viktimat e shkaktuara nga bomba atomike në Hiroshima. Qëndrimi aty, më bëri ta shoh nga afër dhe të mendoj për këtë shtet të lindjes që është shembull në botë për shumë arritje dhe cilësi.
Kërkova të di se cili është shteti më miqësor me Japoninë.
Lidhja dhe miqësia më e rëndësishme e Japonisë është me Amerikën. Traktati i mbrojtjes reciproke është thelbësor për sigurinë e saj, me dekada.
Fotografinë që dua ta veçoj, gjatë qëndrimit tim në Japoni, në ceremoninë përkujtimore, është fotoja e përbashkët me Ambasadorin amerikan në Japoni, mikun e madh të Kosovës, z. Rahm Emanuel, ish këshilltarin e presidentit Klinton!
Kjo miqësi, amerikano-japoneze, përkundër pasojave tragjike të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, është dëshmi se sa larg kanë shkuar këto dy vende e këta dy popuj, ky relacion e kjo miqësi, madje, është mësim që kurrë tragjeditë e tilla të mos përsëriten.
Lakimi i emrit Amerikë, ambasadorëve dhe vlerave amerikane në kontekst negativ, para nesh që ende jemi dëshmitar se ku ishim pa Amerikën e ku jemi, e shoh më shumë se mjerim!
Me ligj, do mbrojtur emri UÇK, Kosovë, Shqipëri dhe Amerikë!
https://www.facebook.com/1653723698/posts/10230612213763062/?mibextid=WC7FNe&rdid=2zrM0RSb70i9CPfe