Jemi tejet të indinjuar për fatkeqësinë politike që ka futur hundët edhe në kulturë e sidomos në ansamblin e njomë i cili akoma pa mbushur një dekadë ka sjellë rezultate gjysmëshekullore që ndoshta i kemi ëndëruar.
Na vjen shum keq për artistët amatorë që u rritën nëpër ansamble amatore pa kurrfarë kushtesh, u lartësuan në ansamblin shtetërorë që po ky ansambël i profesionalizoi, ndërsa punuan pas shpinës e ngritën puç kundër folesë së tyre.
Është për të ardhur keq situata që është krijuar në moment jo të favorshëm për Shqiptarët e Maqedonisë e që fatkeqsisht pasojat do ti bartim ne dhe pasardhësit tanë.
Na si bashkëthemelues të këtij ansambli po e ndjekim me kujdes situatën dhe me keqardhje shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe së bashku e gjithë udhëheqësia dhe artistët tanë janë në mbështetje të së drejtës e jo të pavërtetës, në mbështetje të punës e jo llafeve, në mbështetje të rendit e jo çrendit dhe sigurisht që jemi mirënjohës për rezultatet e deritanishme të ansamblit edhe pse kemi qenë të anashkaluar dhe jo të përfaqësuar që nga fillimi.
I nderuar drejtor qëndroni besnik ndaj punës suaj të dinjitetshme sepse siç thotë kryetari i SHKA DUFLLA z.Ylber Idrizi, si shemb malet kurrë tradhëtia.
Po e përmbyllim këtë reagim me thënien e Faik Konicës:
Zot ruaje Shqipërinë nga Shqiptarët.