AKTUALE

Nik Gjeloshaj diasporës: Ju jeni krenaria jonë më e madhe!

Kryetari i Forumit shqiptar, ministri i ekonomisë Nik Gjeloshaj, shkurt ka prezantuar të djeshmën dhe të sotmën në Malësi, duke veçuar arritjet dhe sfidat, njëherësh edhe pushtetin lokal që tashmë është vënë në anën e qytetarëve dhe interesit të shqiptarëve.

“Ardhja e diasporës në vatrat e veta vetëm sa e zbukuron më tej Malësinë tonë dhe inkurajon përpjekjet tona për të vazhduar me progresin dhe punën e palodhshme”, ka shkruar Gjeloshaj.

Postimi i plotë:

Këto ditë vere në Malësi gjithmonë simbolizojnë ardhjen e djemve dhe vajzave tona nga diaspora. Bashkatdhetarët tanë nga diaspora, me dekada, kanë iniciuar dhe mbështetur çdo iniciativë për zhvillimin dhe mirëqenien e vendlindjes së tyre. Në kohën e errësirës politiko-ekonomike të Malësisë, kur pushtetet joshqiptare nuk interesoheshin për ecurinë ekonomike të trevave tona, diaspora ishte e vetmja pikë që investonte dhe punonte për një standard më të mirë për bashkatdhetarët e tyre në atdhe. Me ardhjen e Forumit Shqiptar, është hapur një kapitull i ri, ku ne i kemi shtrirë dorën e mbështetjes diasporës dhe kemi punuar së bashku, në një partneritet vëllazëror, në shumë projekte zhvillimore që kanë avancuar ndjeshëm jetën e qytetarëve tanë.

Zhvillimi mund të shihet në çdo cep, dhe ardhja e diasporës në vatrat e veta vetëm sa e zbukuron më tej Malësinë tonë dhe inkurajon përpjekjet tona për të vazhduar me progresin dhe punën e palodhshme.

Me angazhimin e Komunës së Tuzit, do të kemi momente të veçanta për t’u shoqëruar edhe më shumë, ku komuna, në kuadër të “Pazarit të Verës”, sapo i ka kushtuar natën e parë dhe inauguruese, më 17 gusht, shoqërimit dhe argëtimit me diasporën tonë. Jemi të sigurt se bashkimi ynë i madh i radhës do të jetë më 28 nëntor, me rastin e inaugurimit të bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tuz.

Të dashur vëllezër e motra, të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në Malësinë tuaj. Ngrohtësisht ju mirëpresin Liqeni i Shkodrës, Koshtica, Ujëvara e Niagarës, Vitoja, Kroni i Traboinit, Tërgaja, Deçiqi, Kazheniku, Kanjoni i Cemit, Selishti, Pllanica, Kulla e Vuksan Lekës, Bratila, Lisi nga i cili buron uji në Dinoshë, Kroni i Nënhelmit, si dhe dyert e hapura e të ngrohta të çdo shtëpie në atdheun tuaj.

Ju jeni krenaria jonë më e madhe!

NGJ

Related posts

Besimi: Prospekti për ankandin e parë të fletobligacioneve të qytetarëve do të publikohet në fund të muajit qershor

admin

Serwer: Escobar ka dështuar të paqyrojë realitetin mes Kosovës dhe Serbisë, para Kongresit amerikan

admin

Maqedonia të hënën do të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritrare me Qeverinë e Kosovës

Gjyla Halili