AKTUALE

Shkodran Tolaj: Reagim ndaj deklaratës së “Vlen”

Më në fund u zbulua kush qëndron pas kësaj fushate linçuese e të gërditshme ndaj meje si drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV

Për reagimin e sotëm të “Vlen” dhe akuzave që bëhen, sinqerisht jam i nderuar që shahem sepse më në fund u zbulua se kush qëndron pas kësaj fushate linçuese e të gërditshme mediale! Ju që flisni për paaftësi, pse nuk i shfrytëzuat aftësitë e juaja që ky problem të zgjidhet sepse kërkesën për pëlqime të vendeve të punës e keni të arkivuar në Ministrinë e Kulturës nga unë si drejtor që me datë 15 qershor por akoma nuk e keni procesuar deri në Ministrinë e Financave?!
Eh po, nuk keni patur kohë të zgjidhni këtë problem sepse duhet ti kërcënoni dhe shkarkoni drejtorat duke lënë në “status kuo” 34 vende pune dhe një institucion! Për të mbuluar dështimin tuaj ju keqpërdorët punëtorët e ansamblit të cilët me hallin që kanë, u bënë pjesë e një linçimi të ulët e të gërditshëm me elemente cirkuziade politike në shërbim të disa portaleve e mediave që luftojnë për pak klikime e ekzistencë, në “kurrizin” tim si drejtor që nuk bie pre e shantazheve dhe kërcënimeve me asnjë çmim!
Unë e di që juve mund tu pengojë Skenderbeu, Adem Jashari, Ali Ahmeti, Nënë Tereza e shumë të tjerë por mos ngatërroni profesionalizmin me politikën!
Në ansambël jam vënë drejtor me bagazh profesional: 10 çmime të para kombëtare si interpret, 20 çmime të para si autor këngësh!
Si drejtor i ansamblit u kam sjellur 3 çmime të para ndërkombëtare dhe atë nga festivalet më të mëdha botërore, arkivimin e personaliteteve të harruara: Lorenc Antoni, Musa Piperku, vëllezërit Stafaj, Gani Grubi, dekorimin e atyre që ju nuk ua shkelët derën kurr: si vallëtari Cen Berisha, instrumentisti Sallah Shabani, interpretin Kadri Kadria, brendimin e aktiviteteve kombëtare “Dita e plisit” me 17 shkurt në Shkup, “Ditën e dëshmorëve” më 2 maj Kumanovë, Ditën e alfabetit më 22 nëntor në Manastir, Ditën e flamurit më 28 nëntor në Shkup si dhe gjurmim e koreografitë e para profesionale në zonat e paprekura Derven, Rekë, Kërçovë, Prespë!
Unë e di që e keni rëndë, sepse pas gjurmëve dhe historisë që shkruam në ansambël për pesë vjet duke punuar me emrat më të mëdhenjë të artit e kulturës mbarëkombëtare, vështirë dhe të pamundur do ta keni ta përsërisni këtë sukses që ju nuk e “kapërdini” lehtë!
Pavarësisht politikës që bëni në pamundësi dhe paaftësi për ta zgjidhur problemin, artistët e ansamblit nuk e kanë merituar këtë manipulim me ta! Sidoqoftë Ansambli shqiptar do jetojë dhe vazhdojë të ekzistojë e të shkëlqejë, sepse është institucion që tashmë nuk zhbëhet!

Related posts

Gjeloshaj: Siguruam 4 milion euro fonde për Gucinë, vazhdojmë me hapa të fuqishëm dhe vendimtarë

Gjyla Halili

Pjesa më e madhe e shoqërive financiare japin kredi konsumatore, vitin e kaluar janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 16.000 euro

admin

Para fillimit të protestës, Policia rrethon objektin e Qeverisë

admin