AKTUALE

Fetai:Albin Kurti, Kryeministri i parë i një vendi i cili qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë dhe pritet nga Qeveria e re e RMV-së.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryeministri i parë i një vendi i cili qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë dhe pritet nga Qeveria e re e RMV-së.

Në takimin me z. Kurti i shoqëruar nga një pjesë e qeverisë së tij, merrnin pjesë Kryeministri Hirstijan Mickoski, zv. Kryeministri i parë z.Izet Mexhiti, zv. Kryeministri z. Arben Fetai, Ministri i Ekonomisë z. Besar Durmishi dhe zv. Ministrja për sport, znj. Safije Sadiku.

Në këtë takim pune midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj së Republikës së Kosovës, u diskutua interesimi i palëve për forcimin e raporteve tanimë të shkëlqyera bilaterale, të bashkëpunimit rajonal dhe përfundimit të projekteve infrastrukturore me interes për dy shtetet.

Kryeministri Mickovski i bëri një përshkrim gjendjes në vend dhe prioriteteve të Qeverisë, me fokus në vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, luftimin e krimit dhe të korrupsionit dhe rimëkëmbjen e domosdoshme ekonomike, përfshirë në nivelin lokal përmes fondit 250 milionësh për komunat e vendit.

Kryeministri Kurti uroj Qeverinë e re për fillimin e punës, duke adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat Qeveria e Kosovës është përballur me sukses, siç janë luftimi i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik. U fol edhe për Marrëveshjen e Brukselit dhe Ankesin e saj të zbatimiy të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, dokumente këto që Serbia nuk po pranon t’i nënshkruajë dhe zbatojë.

U fol edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit, të cilit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak deri në verdiktin përgudnimtar.

Në lidhje me rastin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dy kryeministrat, shprehën keqardhje për rastin, derisa kryeministri Mickoski, theksoi se herën tjetër, do të dalë vetë ta pret miqësisht Presidenten Osmani dhe se po punohet në zbradhjen e plotë të këtij incidenti.
U fol edhe për projektet infrastrukturore sikurse Korridori 8 dhe rruga Tetovë-Prizren. Nga pala kosovare u theksua se tanimë gjithçka është gati për rrugën që shkruton lidhjen mes duy vendeve tona dhe fillimin e hapjes së tunelit, dhe se pas dy javësh hapet tenderi për fillimin e punimeve. Pala mysafire u njoftua se rruga Shkup-Bllacë së shpejti do të përfundohet, duke filluar me miratimin e buxhetit 2025, dhe se shumë shpejtë do të inaugurohet edhe pika kufitare “one stop shop”, pra një sportel të përbashkët për kontrollë kufitar mes dy vendeve në kufirin Bllacë – Hani iElezit.

Takimi u mbyll me dakordimin e palëve për mbledhje të përbashkët mes dy qeverieve deri në fund të vitit.

Related posts

Elita Masha: “Zgjedhjet e fundit që detyrojnë në zgjidhje të përhershme”

Gjyla Halili

Oda Amerikane: Të hiqen masat që kufizojnë importet nga Serbia

admin

Pija e popullarizuar ul shtypjen e lartë të gjakut

admin