AKTUALE

Sot shpaloset master plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Në Prishtinë sot mbahet në ceremonia e shpalosjes së propozimit fitues për zhvillimin e master planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, derisa bëhet e ditur se në këtë ceremoni do të flasin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i Familjes Jashari.

Ceremonia do të nis në ora 18:00.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” gjendet në Prekaz – Skenderaj dhe u ndërtua për nder të dëshmorëve të Betejës së Jasharajve më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, e cila ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës, Kuvendi i Kosovës gjithashtu e miratoi Ligjin për shpalljen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë kombëtar.

Banner

Related posts

Taravari fton konferencë për shtyp në orën 12:00, çka po ndodh!?

admin

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York sonte organizon darkë për mbledhje të fondeve për TV. BOIN në Malësi

Gjyla Halili

Shkelja e ligjeve vendore dhe ndërkombëtare idetyron partitë shqiptare të dorëhiqen nga Qeveria?!

Gjyla Halili