Situata e krijuar pas ndezjes së zjarrit në vendin e hedhurinave nga persona të papërgjegjshëm, kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, ka ftuar organet përgjegjëse të kapin autorët e kësaj vepre të rëndë që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Ftojmë organet e policiseë dhe hetuesisë të ndjekin kryeresit e kësaj vepre të shëmtuar. Edhe njëherë ndjesë për situaten e krijuar, ka deklaruar Dehari.
Postimi i plotë i tij në fb:
Të dashur qytetarë,
Shpreh keqardhje për shqtësimin që u krijua nga zjarri i shkaktuar sot nga persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave. Shkaktarët, sipas të gjitha rrethanave qellimshëm kanë depërtuar në vendin e hedhurinave duke i shmangur edhe kamerat e sigurisë dhe kanë vendosur zjarr mbi maqinën e re të vendosur për ballimin dhe selektimin e mbeturinave. Kjo tregon qartë se deri ku kulmon vandalizmi i urdhëruesit dhe zbatuesit të këtyre kryerësve të pandërgjegjshëm. Me përpjekje mbinjerëzore të zjarrfikësve tanë, punëtorëve te NP “Komunalec”, si dhe disa kompanive private, arritëm t’a lokalizojme zjarrin, dhe do të vazhdojmë edhe gjatë natës për të shmangur rrezikun.
Çuditërisht, pritëm solidarizim për situatën e krijuar nga qytetarë, pa marrë parasyshë bindjeve etnike dhe politike, por fatkeqësisht eksponentët politik të VMRO -DPMN-së, të njohur për dëmet që i kanë krijuar Komunës së Kercoves, Sekretari i Pergjithsjem Gjorgjia Sajkoski, në vend që të ofrojne ndihmë dhe mbështetje, as që dënuan aktin vandal, por vjellin vrerë dhe akuzojnë për katastrofë ekologjike e cila është si rrjedhojë e qeverisjes së tij si Kryetar i Keshillit të Komunës së Kërçovës në mandatin e mëhershëm.
Jashtë çdo abuzimi në forma të ndryshme, ne nuk do te ndalemi të qëndrojmë në përgjegjësi më të lartë në detyrat që na keni besuar. Ftojmë organet e policiseë dhe hetuesisë të ndjekin kryeresit e kësaj vepre të shëmtuar. Edhe njëherë ndjesë për situaten e krijuar.
Me Ju dhe për Ju në çdo rrethanë.