AKTUALE

VLEN fillon kampanjën Vepro Tani për Natyrën!

Mëngjesin e së dielës, në zemër të Malit të Gazibabes, mes bukurisë natyrore dhe ajrit të pastër, filluam kampanjën “Vepro Tani për Natyrën”. Kjo nismë ka për qëllim të mbrojë dhe të ruajë mjedisin tonë, duke na kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të veprojmë tani për të garantuar një të ardhme të gjelbër dhe më të shëndetshme.

Në këtë event të fillimit të kësaj kampanje, na u bashkuan shumë qytetarë të apasionuar pas natyrës, aktivistë mjedisorë, dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Prania e kaq shumë njerëzve të motivuar dhe të përkushtuar, ishte një tregues i qartë se bashkë, mund të sjellim ndryshime të mëdha që janë domosdoshme për mjedisin.

Sot, bashkë në këtë ditë të bukur vere, bëmë mbjelljen e pemëve, pastrimin e hapësirave publike, vendosëm shporta të reja të cilat bëjnë ndarjen e mbeturinave në vende të veçanta, në mënyrë që të reciklohen, e gjithashtu edhe shënjimin e fushave sportive. Atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive dhe një ndjenjë të fortë komuniteti, ku të gjithë kontribuan për një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e natyrës.

Nisma “Vepro Tani për Natyrën” është një thirrje për të gjithë ne, që të jemi më të vetëdijshëm dhe të ndërmarrim veprime konkrete, për të ruajtur dhe përmirësuar ambientin tonë. Çdo hap i vogël, çdo pemë e mbjellë, çdo mbeturinë e mbledhur, është një hap drejt një të ardhmeje më të pastër dhe më të shëndetshme!

Le të jetë ky fillim në Malin e Gazibabes një simbol i angazhimit tonë të përbashkët për një Maqedoni më të mirë, më të pastër.

Vepro tani për natyrën dhe bëhu pjesë e ndryshimit pozitiv! 🌏

Related posts

Masat e OSHEE-së për sezonin turistik, Balluku: 1100 punonjës në të gjithë vijën bregdetare, temperaturat e larta krijojnë vështirësi

admin

Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë nuk do të japin leje për hapjen e minierës në Illovicë pa konsultim paraprak dhe aprovim nga popullata lokale

admin

LSDM: Mickoski është i rrethuar nga njerëz të lidhur me krimin

Gjyla Halili