SHQIPËRI

Rama, sonte në Top Story! Kryeministri do të flasë për çështjen “McGonigal” dhe akuzat e opozitës

Akuzave që ngrihen prej ditësh në lidhje me ish-drejtuesin e lartë të FBI MCGonigal, kryeministri Edi Rama, do t’i japë sonte përgjigje në orën 21.00, në emisionin Top Story.

Rama do të flasë ekskluzivisht përballë Grida Dumes, për sulmet e demokrateve dhe pse ai këmbëngul se hetimet e drejtësisë amerikane, nuk kanë lidhje me ato që opozita i konsideron si prova për të cilat kryeministri duhet të përgjigjet.

A ka lidhje gjyqi në Amerike për një zyrtar të FBI me kryeministrin e vendit, a është korruptuar MCGonigal nga ai siç pretendon PD e Berishës dhe a e cenon kjo çështje dhe këto pretendime pozicionin e tij të kryeministrit?

Ndiqni sonte, në një intervistë ekskluzive përballë Grida Dumës, kryeministrin Edi Rama.


Top Channel

Banner

Related posts

Vdes një 17-vjeçar në Tiranë, si pasojë e një vetaksidenti

admin

Nikolla përshëndet dakordësimin e arritur në takimin e Ohrit: Hap i qëndrueshëm për zbatimin e marrëveshjes!

admin

Çmimet më të ulta për pushimet verore janë në këto dy shtete afër Kosovës

admin

Leave a Comment