AKTUALE

Mexhiti: Po punojmë me partnerët strategjik për ndryshimet kushtetuese, së shpejti do t’i kemi mbi 80 deputetë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se për ndryshimet kushtetuese janë në koordinim dhe janë duke punuar me partnerët strategjik për të gjetur formën më të mirë që të ndodhin këto ndryshime. Mexhiti tha qeveria së shpejti do t’i ketë mbi 80 deputetët.
“Ka lëvizje edhe për deputetë të tjerë, së shpejti do të ketë mbi 80 deputetë, pra do të jetë hera e parë që do të ketë 2/3 e shumicës në Parlament. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, me partnerët tanë strategjik jemi në komunikim të përditshëm, deputetët shqiptarë nuk kanë asnjë dilemë rreth kësaj, ne nesër po të na thërrasin, jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese, mirëpo po punojmë bashkë me partnerët edhe në qeveri edhe partnerët strategjik për të gjetur formën më të mirë”, ka deklaruar zv/kryeministri Izet Mexhiti.

Related posts

Bilall Kasami godet Arben Taravarin: Ka hyrë zero, del zero

Gjyla Halili

Ahmeti uron Ramën: Edi kemi ende shumë punë për të bërë, Shqipëria drejt BE-së

Gjyla Halili

Sinishtaj përkujton fitoren e madhe të Skënderbeut në Albulenë – paralajmëron shtatoren e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor në Tuz

Gjyla Halili